Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Torovicë-Balldre.
Policia bën me dije se mjeti tip “Fiat” ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi, shtetasi R.P., 24 vjeç, banues në Balldre, Lezhë.
NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE
Në orët e vona të datës 31.01.2020,në aksin rrugor Torovicë- Balldre, mjeti tip “Fiat” ka dalë nga rruga , ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi R.P., 24 vjeç, banues në Balldre, Lezhë.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.