Kryeministri Edi Rama është shprehur i indinjuar për shkatërrimin e Kërpudhës, përpara kryeministrisë gjatë protestës së sotme të opozitës. Kreu i qeverisë ka reaguar nëpërmjet një statusi në twitter, teksa i ka kërkuar falje artistit që ia dhuroi këtë vepër Shqipërisë.
STATUSI I PLOTË I EDI RAMËS
KEPURDHA – Vepër e Carsten Holler,pjesë e një cikli të ekspozuar në disa muze,dhuruar Kryeministrisë pas një vizite në vendin tonë, që e ktheu artistin e famshëm bashkëkohor në një ambasador të Shqipërisë e shqiptarëve.Ndjesë Carsten,kjo s’është Shqipëria këta s’janë shqiptarët.