• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Lajm i keq për duhanpirësit! Ja sa është rritur çmimi i paketave nga 1 janari

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Lajm i keq për duhanpirësit! Ja sa është rritur çmimi i paketave nga 1 janari
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Çmimet e paketave të cigareve u rriten me 10 lekë në fillim të janarit.

Burimet nga tregu i furnizimit me shumicë pohuan se, shkak u bë rritja e akcizës me 5 lekë në fillim të këtij viti e parashikuar në kalendarin e akcizës që në paketën fiskale të vitit 2017.





Përllogaritja e TVSH-së mbi rritjen 5 lekë e kanë rritur çmimin fundor të një pakete me 10 lekë.

Në paketën fiskale të vitit 2017 qeveria miratoi një kalendar për rritjen e akcizës vit pas vit deri më 2021.

Sipas këtij kalendari akciza në vitin 2020 arriti në 6250 lekë për 1000 copë cigare nga 6000 lekë që ishte vitin e kaluar. Sipas kalendarit që tashmë është në fuqi vitin që vjen akciza për 1000 copë cigare shkon në 6500 lekë.

Rritja e akcizës për cigaret është një nga politikat e përdorura për frenimin dhe uljen e konsumit të cigareve nga popullata si produkt me efekte negative në shëndet duke rritur çmimin e shitjes së tyre.

Mirëpo në rastin e Shqipërisë rritja e akcizës shoqërohet me rritje të kontrabandës, siç edhe ka ndodhur që kur kjo politike e taksave me rritje ka nisur të aplikohet.

Ministria e Financave ka sqaruar se me qëllim përafrimin e mëtejshëm me Direktivën e BE 2011/64, e cila përcakton nivelin minimal të akcizës për cigaret të paktën 90 euro për 1000 cigare, riskedulimi i rritjes siguron një politikë të qëndrueshme taksimi sipas standardeve të BE-së.

Rriten edhe çmimet e frutave e perimeve

Viti i ri 2020 nisi me rritje çmimesh për një sërë artikujsh, duke devijuar nga tradita e krijuar në këtë periudhe kur çmimet rriten gjatë muajit dhjetor. Në ditët e parë të janarit furnitorët e shumicës kanë përditësuar çmimet me rritje për të gjithë nënproduktet e mishit të përpunuar, cigareve dhe frutave dhe perimeve.

Teksa çmimet më të larta të cigareve dhe sallamerisë po vijnë për shkak të taksave më të larta dhe rritjes së kostove nga importi, çmimet e frutave  dhe perimeve po rriten për shkak të mungesës së prodhimit vendas. Në ditët e para të janarit çmimet e mandarinave u dyfishuan nga 70 lekë në 13 lekë për kilogram. Tregtarët e lidhen këtë ndryshim me përfundimin e prodhimin vendas, teksa pohuan se tashmë në shumicën e artikujve të frutave dhe perimeve furnizimet vijnë nga importi, kryesisht Greqia dhe Italia./ Monitor

Pas

Krimi makabër në Tiranë/ Kunati dhe viktima para dy vitesh jetonin bashkë, më pas ai e përndiqte, e fotografonte dhe…

Para

Aksioni që ‘ngriti në këmbë’ Durrësin, ja kush janë policët dhe biznesmenët e arrestuar (EMRAT)

Para
Aksioni që ‘ngriti në këmbë’ Durrësin, ja kush janë policët dhe biznesmenët e arrestuar (EMRAT)

Aksioni që ‘ngriti në këmbë’ Durrësin, ja kush janë policët dhe biznesmenët e arrestuar (EMRAT)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Më pak të huaj hyjnë në Shqipëri, më shumë shqiptarë largohen

Më pak të huaj hyjnë në Shqipëri, më shumë shqiptarë largohen

nga Fast News
14:10 | 22/08/2025
0

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

nga Fast News
09:00 | 22/08/2025
0

Sigurimi i detyrueshëm i banesave, ja rezervat e Dhomës Amerikane të Tregtisë

Sigurimi i detyrueshëm i banesave, ja rezervat e Dhomës Amerikane të Tregtisë

nga Fast News
08:30 | 22/08/2025
0

Si ndikojnë mediat sociale tek të rinjtë?

Si ndikojnë mediat sociale tek të rinjtë?

nga Fast News
08:00 | 22/08/2025
0

Recent News

Më pak të huaj hyjnë në Shqipëri, më shumë shqiptarë largohen

Më pak të huaj hyjnë në Shqipëri, më shumë shqiptarë largohen

14:10 | 22/08/2025
Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

09:00 | 22/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar