• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

16 vite nga tragjedia e 9 janarit, familjarët kërkojnë ende drejtësi

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
16 vite nga tragjedia e 9 janarit, familjarët kërkojnë ende drejtësi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Familjarët kërkojnë ende drejtësi pas 16-viteve nga tragjedia e 9 janarit

Ndonëse kanë kaluar 16 vite nga tragjedia e 9 janarit, familjarët eviktimave që humbën jetën kërkojnë ende drejtësi. Edhe pe janë të zhgënjyer nga të gjitha shkallët e gjyqësorit, për ta shpresa e vetme tashmë mbetet SPAK.





Kryetari i Shoqatës “9 janari” Nikoll Mhillaj, është shprehur se kanë berë shumë kërkesa për ta kaluar tek Krimet e Rënda, por nuk është realizuar.

“Ne kemi bërë shumë kërkesa për ta kaluar tek krimet e rënda, por nuk e kanë bërë. Tani me këtë rast që është krijuar SPAK dhe po bën bujë sikur do vendosë drejtësi në Shqipëri, i bëjmë thirrje të marrin në dorë atë dosje në Prokurorinë e Vlorës dhe ta zbardhin. Aty janë shkruar e zeza mbi të bardhë dhe është e vërtetuar me gjithçka.”, shprehet Mhillaj

Mbrëmjen e 9 janarit 2004 në bordin e gomones së nisur nga porti i Vlorës drejt Italisë, ishin vendosur 36 refugjatë shqiptarë, mes tyre gra dhe fëmijë. Çdo emigrant pagoi 1500 euro për udhëtimin me gomonen e cila u nis në det të trazuar 5-6 ballë në drejtim të Italisë nga gjiri i Palasës. Si pasojë e mbytjes së gomones 21 persona humbën jetën ku viktimat ishin kryesisht nga zona e Shkodrës dhe Lezhës, të moshës nga 15 në 33 vjeç. Ndërsa 8 prej tyre ranë në det dhe nuk u gjetën më. Të mbijetuarit e asaj ngjarje treguan më pas së kërkuan ndihmë e cila ju mbërriti shumë vonë.

Ekstradimi i skafistit

Autoritetet italiane kanë ekstraduar në Shqipëri Elton Tafilin, njëri prej skafistëve që drejtonin gomonen me 39 persona e cila më 9 janar të vitit 2004 u mbyt në ujërat e kanalit të Otrantos, ndërsa udhëtonte nga Shqipëria drejt Italisë. Tafili ka mundur t’i fshihej drejtësisë shqiptare për më shumë se 10 vite, kur Gjykata e vlorës e shpalli fajtor për ngjarjen tragjike. Tafili u arrestua në prill të vitit të 2016 në qytetin e Milanos, pikërisht për faktin se është i dënuar me 20 vite burg nga drejtësia shqiptare për trafik të qenieve njerëzore me qëllim emigracionin klandestin. Sipas të dhënave më 9 janar 2004, Tafili së bashku me 5 shtetas të tjerë në afërsi të Gadishullit të Karaburunit, kanë organizuar trafikimin drejt Italisë të disa shtetasve shqiptarë. Këta shtetas kishin paguar nga 1500 Euro për person, për të shkuar në Itali në mënyrë të jashtëligjshme. Ndërsa gomonia ka dalë në ujrat territoriale shqiptare në drejtim të Italisë, ajo është përmbysur duke shkaktuar vdekjen e 28 personave. Nga kjo tragjedi mundën të shpëtojnë vetëm 11 persona, 6 prej të cilëve ishin skafistët e mes tyre dhe Elton Tafili.

Neglizhencën e policisë në prokurorinë e Vlorës, e ka treguar dhe vetë ish-Drejtori i Policisë Kriminale në atë kohë, Sokol Bizhga, i cili ka treguar përpara hetuesve se një variant ishte se tre trafikantë kishin ngarkuar drogë në gomone dhe kishin mbetur në det të hapur, ndërsa një tjetër version ishte se persona trafikantë bënin lojë me policinë dhe shumë pak kishin vlerësuar informacionin e dhënë në televizor, duke e neglizhuar disi ngjarjen. Në prokurori për këtë ngjarje janë pyetur dhe ish-zv/kryeministri i asaj kohe Namik Dokle dhe ish-ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko, të cilët kanë treguar rreth operacionit të kërkim-shpëtimit.

 

 

 

Pas

Ishin shpallur në kërkim/ Arrestohen 2 persona për dhunë në familje dhe kanosje

Para

Nuk ju shpëtoj dot flakëve / Humb jetën 7-vjeçarja shqiptare në Itali

Para
Nuk ju shpëtoj dot flakëve / Humb jetën 7-vjeçarja shqiptare në Itali

Nuk ju shpëtoj dot flakëve / Humb jetën 7-vjeçarja shqiptare në Itali

Të Gjitha

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

nga Fast News
10:59 | 17/08/2025
0

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

nga Fast News
10:22 | 17/08/2025
0

Pesë shkaqe që dëmtojnë biznesin pa e kuptuar

Pesë shkaqe që dëmtojnë biznesin pa e kuptuar

nga Fast News
10:12 | 17/08/2025
0

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

nga Fast News
08:00 | 16/08/2025
0

Recent News

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

10:59 | 17/08/2025
6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

10:22 | 17/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar