Në protestën që pritet të nisë përpara kryeministrisë nuk do të ketë fjalime nga politikanë apo kryetarë partish, por vetëm nga qytetarët që i janë përgjigjur thirrjes së opozitës për të qenë në shesh. Përpara nisjes së saj, mësohen edhe detajet e para sesi do të zhvillohet protesta. Qytetarët do të jenë të lirë të marrin fjalën për të shprehur mendimin e tyre. Mësohet se protesta do të hapet nga fjala e një vajze të re nga Shkodra.
Ndërkaq fjalime do të mbahen nga grupet që kanë protestuar gjatë kohëve të fundit për çështje të ndryshme. Kështu, fjalën do ta marrin banorët e Astirit, ata që kanë protestuar për mbrojtjen e teatrit, përfaqësues të biznesit të vogël, si dhe një fermer.
Protestuesit janë duke u mbledhur nga pika të ndryshme të kryeqytetit drejt kryeministrisë.