• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Dalin pamjet/ Ja si e grabiti i riu filialin e kredive të vogla në mes të Tiranës, policia i vë prangat (VIDEO)

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Dalin pamjet/ Ja si e grabiti i riu filialin e kredive të vogla në mes të Tiranës, policia i vë prangat (VIDEO)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Është finalizuar operacioni “Designe” nga policia e Tiranës.

Sipas njoftimit zyrtar  të uniformave blu është zbardhur vjedhja me dhunë e një sasie parash në një nga filialet e një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla, ndodhur më datë 7 janar 2020 në rrugën “Komuna e Parisit”.

Mësohet se është arrestuar një 28-vjeçar me iniciale D. K., banues në Tiranë.

Ky shtetas, në filialin e një institucioni financiar dhe me anë të ushtrimit të dhunës me një shkop metalik, i ka vjedhur punonjësve të këtij filiali një shumë prej 60000 lekësh të rinj dhe dy aparate celular.

Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një biçikletë, me të cilën u largua pasi kreu vjedhjen, si dhe një shumë prej 45000 lekësh të rinj.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit ndaj Pronës dhe Sektorin e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në DVP Tiranë.

Zbardhet vjedhja me dhunë e një sasie parash, në një nga filialet e një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla, ndodhur më datë 7 janar 2020.

Vihet në pranga 28-vjeçari.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një biçikletë, me të cilën autori u largua nga vendngjarja dhe një sasi prej 45000 lekësh të rinj.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit ndaj Pronës në DVP Tiranë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 7 janar 2020, ku një person vodhi me dhunë një sasi lekësh, në një zyrë kredidhënieje në shuma të vogla, organizuan punën dhe nën drejtimin e prokurorisë, duke përdorur metodat proaktive, bënë të mundur që brenda një kohe të shkurtër të identifikohej autori i kësaj ngjarjeje.

Në bazë të provave të grumbulluara, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar “Designer”, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit D. K., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, në datën 07.01.2020, rreth orës 18:30 ka shkuar në rrugën “Medar Shtylla”, në filialin e një institucioni financiar dhe me anë të ushtrimit të dhunës me një shkop metalik, i ka vjedhur punonjësve të këtij filiali një shumë prej 60000 lekësh të rinj dhe dy aparate celular.

Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një biçikletë, me të cilën u largua pasi kreu vjedhjen, si dhe një shumë prej 45000 lekësh të rinj.

Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

 

 

 

Pas

E rëndë/ Merr flakë banesa, digjet brenda një person

Para

Valdrin Pjetri ‘harron’ telashet me drejtësinë/ I jep fund beqarisë, kush është brunia bukuroshe që i ka vjedhur zemrën (FOTO)

Para
Valdrin Pjetri ‘harron’ telashet me drejtësinë/ I jep fund beqarisë, kush është brunia bukuroshe që i ka vjedhur zemrën (FOTO)

Valdrin Pjetri ‘harron’ telashet me drejtësinë/ I jep fund beqarisë, kush është brunia bukuroshe që i ka vjedhur zemrën (FOTO)

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Shtohet toka djerrë, Shqipëria blen më shumë drithë nga jashtë. Kryeson Serbia

Shtohet toka djerrë, Shqipëria blen më shumë drithë nga jashtë. Kryeson Serbia

nga Fast News
09:30 | 30/01/2026
0

Pas 20 vitesh, Shqipëria mbyll ndërmarrjet shtetërore “fantazmë” – Në listë, Albbakër, Albkrom, Duhan–Cigare, Superfosfati e “Qendra e Aksioneve”

Pas 20 vitesh, Shqipëria mbyll ndërmarrjet shtetërore “fantazmë” – Në listë, Albbakër, Albkrom, Duhan–Cigare, Superfosfati e “Qendra e Aksioneve”

nga Fast News
09:00 | 30/01/2026
0

Si të lehtësoni jetën e përditshme, 4 këshilla

Si të lehtësoni jetën e përditshme, 4 këshilla

nga Fast News
08:30 | 30/01/2026
0

Të huajt zgjedhin Shqipërinë si trazit, dyfishohet numri i kësaj kategorie “turistësh”

Të huajt zgjedhin Shqipërinë si trazit, dyfishohet numri i kësaj kategorie “turistësh”

nga Fast News
08:00 | 30/01/2026
0

Recent News

Shtohet toka djerrë, Shqipëria blen më shumë drithë nga jashtë. Kryeson Serbia

Shtohet toka djerrë, Shqipëria blen më shumë drithë nga jashtë. Kryeson Serbia

09:30 | 30/01/2026
Pas 20 vitesh, Shqipëria mbyll ndërmarrjet shtetërore “fantazmë” – Në listë, Albbakër, Albkrom, Duhan–Cigare, Superfosfati e “Qendra e Aksioneve”

Pas 20 vitesh, Shqipëria mbyll ndërmarrjet shtetërore “fantazmë” – Në listë, Albbakër, Albkrom, Duhan–Cigare, Superfosfati e “Qendra e Aksioneve”

09:00 | 30/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar