• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Ka në dorë botën/ Njihuni me Valixhen e Zezë të presidentit të SHBA, ‘arma’ më e fuqishme e të gjitha kohërave

nga Fast News
6 years më parë
në Bota
0
Ka në dorë botën/ Njihuni me Valixhen e Zezë të presidentit të SHBA, ‘arma’ më e fuqishme e të gjitha kohërave
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Valixhja nukleare që ndjek gjithmonë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është arma më e fuqishme e të të gjitha kohërave. Ja çfarë përmban ajo dhe si mund ta shkaktojë fundin e botës.

Quhet Nuclear Football dhe është valixhja më e rrezikshme në botë. Kjo në foto është një versioni i disa viteve më parë e ekspozuar në Smithsonian National Museum of American History.





Në fakt, vetëm Presidenti është i autorizuar në urdhërimin e përdorimit të armëve nukleare. Konsensusi vjen pas aktivizimit të kodeve speciale dhe sipas rregullave të valixhes të quajtur Football.

Bëhet fjalë për valixhen e famshme me lëkurë të zezë që e ndjek presidentin në çdo lëvizje dhe që ruhet nga një skuadër me 5 anëtarë që vijnë nga njësi të ndryshme të ushtrisë amerikane.

Valixhja nukleare transportohet nga një zyrtar që e njeh në perfeksion procedurën që duhet ndjekur në rast të një sulmi atomik.

Valixhja (në të djathtë) është në përdorim që në kohët e Dwight D. Eisenhower (President nga 1953 deri në 1961), por vetëm nga kriza e raketave më Kubën (1962), nën presidencën e John F. Kennedy, e ndjek Presidentin kudo.

Butoni i kuq? Mos të tallemi

Përmbajtja e valixhes u bë e njohur në vitin 1980 nga Bill Guley, në atë kohë drejtor i zyrës ushtarake të Shtëpisë së Bardhë.

Nëse mendoni se brenda saj ka një buton të kuq për të nisur raketat bërthamore, po gaboheni rëndë.

Valixhja mban kryesisht…letra.

Dokumenti më i rëndësishëm është Black Book, një manual i vërtetë i luftës atomike me 75 faqe, me përshkrimin e çdo objektivi të mundshëm, të vlerave strategjike sipas skenarëve të ndryshëm dhe viktimat që një sulm eventual mund të shkaktojë. Në shumicën e rasteve, miliona njerëz.

Dy fashikuj të tjerë i përmbajnë një listë me vendet e sigurta ku mund të transferohet Presidenti në rastin e një sulmi bërthamor dhe procedurat radiotelevizive të emergjencës për të folur me Kombin.

Valixhja kushton 20 kg (ka një bazë alumini) dhe transportohet nga ushtarakë që kanë një trajnim special për të ndihmuar Presidentin për të dhënë urdhërimin e lëshimit të raketave.

Përmban edhe një telefon që përdoret kur Presidenti ndodhet në udhëtim: ndihmon për tu vënë në kontakt përmes një linje të sigurtë në rrugë satelitore me National Military Command Center (NMCC), qendër ushtarake amerikane që menaxhon të gjitha armët bërthamore dhe që i lëshon ato.

Kodet e sulmit

Nga pikëpamja praktike “kodet e sulmit” janë në një dokument që Presidenti duhet ta mbajë me vete dhe që quhet Biscuit, biskota.

Bëhet fjalë për një lloj karte krediti në të cilën mbahen kodet që i duhen Presidentit të Shteteve të Bashkuara për t’u autentifikuar dhe për të dhënë një urdhër specifik sulmi bërthamor sipas protokolleve në valixhe.

Në rast të një sulmi, pak momente pas urdhrit dramatike, 900 mbushje bërthamore janë gati të përdoren në çdo cep të planetit: ato janë të dislokuara në pika të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, por edhe në nëndetëse dhe anije në lëvizje nëpër oqeanet e të gjithë botës.

Presidenti është i vetmi që mund të japë urdhrin për një sulm nuklear. Urdhëri duhet të konfirmohet edhe nga Sekretari i Mbrojtjes, por që nuk ka asnjë fuqi vetoje: ai limitohet vetëm me faktin për të konfirmuar nëse presidenti e ka dhënë vërtet atë urdhër.

 

Pas

“Seria e vrasjeve nuk do ndalet, do ketë të tjera viktima” Artan Hoxha bën paralajmërimin e frikshëm

Para

E rëndë/ Merr flakë banesa, digjet brenda një person

Para
E rëndë/ Merr flakë banesa, digjet brenda një person

E rëndë/ Merr flakë banesa, digjet brenda një person

Të Gjitha

Arrihet marrëveshja tregtare SHBA-BE, ja cfarë thotë Trump

Arrihet marrëveshja tregtare SHBA-BE, ja cfarë thotë Trump

nga Fast News
10:52 | 28/07/2025
0

Freskohet moti! Ulje temperaturash dhe rrebeshe, ja çfarë pritet këtë javë

Freskohet moti! Ulje temperaturash dhe rrebeshe, ja çfarë pritet këtë javë

nga Fast News
10:49 | 28/07/2025
0

Veshjet për ushtrinë/ Manifaktura apel qeverisë: Mundësi strategjike, na ndihmoni me kontratat

Veshjet për ushtrinë/ Manifaktura apel qeverisë: Mundësi strategjike, na ndihmoni me kontratat

nga Fast News
10:00 | 28/07/2025
0

Ushqimet që janë të mira për t’u ngrënë në verë, mbrojnë lëkurën nga dielli

Ushqimet që janë të mira për t’u ngrënë në verë, mbrojnë lëkurën nga dielli

nga Fast News
09:30 | 28/07/2025
0

Recent News

Arrihet marrëveshja tregtare SHBA-BE, ja cfarë thotë Trump

Arrihet marrëveshja tregtare SHBA-BE, ja cfarë thotë Trump

10:52 | 28/07/2025
Freskohet moti! Ulje temperaturash dhe rrebeshe, ja çfarë pritet këtë javë

Freskohet moti! Ulje temperaturash dhe rrebeshe, ja çfarë pritet këtë javë

10:49 | 28/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar