Mediat e huaja raportojnë se janë vënë në pranga 183 persona për zjarrvënie të qëllimshme. Rreth 205 vatra zjarri janë ndezur në Queensland, Neë South Wales, Victoria, South Australia dhe Tasmani.
Ditët e fundit Australia është pushtuar nga zjarret duke i marrë jetën 25 personave si dhe duke shkatërruar 2000 shtëpi dhe 5,25 hektarë tokë.
Po ashtu bëhet e ditur ditën e djeshme ka pasur reshje shiu dhe për pak kohë disa vatra zjárri janë shuar, por autoritetet kanë thënë se i nxehti do të kthehet sërish.
Në bazë të ligjit në Australi, zjarrvënia dënohet me 12 vite burg, por kur ka dëme në njerëz, shkon deri në 25 vite.
Po ashtu dhe konsumimi i duhanit pranë pyjeve, dënohet me 5500 dollarë gjobë deri më 12 muaj burg.