Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Mirditë.
Një person mësohet se ka mbetur i vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Viktima është Kastriot Reçi, pronari i Tv “Media Plus” në Lezhë, i cili është ekzekutuar pranë një lokali.
Lajmi bëhet i ditur nga burime spitalore te qytetit.
Ende nuk dihet motivi i ngjarjes së rëndë, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e plotë të saj.