Hermes Nikaj, ose “Zogu i Tiranës” monitoronte një rrjet të gjerë prostitucioni në Tiranë, ku arrinte t’i gjente klientelë meshkuj, shumë vajzave që shoqëroheshin me ta. Një prej tyre, ishte dhe një punonjëse policie, ku “Zogu”, veç caktimit të një takimi me 5 meshkuj në hotel “Autostrada”, hyn në veprim me këtë “mami” në datën 30 tetor 2019, duke kërkuar t’i mbyllë një takim në një hotel me dy meshkuj, ku njëri prej tyre identifikohet si “Adi Boli” dhe rezulton se është klient i rregullt i eskortave që menaxhoheshin nga “Zogu i Tiranës”.
Por punonjësja e policisë nuk ka qenë e gatshme për të dalë me meshkuj, pasi siç dhe del nga përgjimi telefonik ajo ishte e sëmurë dhe se doktoresha i kishte rekomanduar të pinte një kurë me ilaçe. Për të bindur Zogun e Tiranës, punonjësja e policisë i thotë se ishte seriozisht e sëmurë dhe ajo tregohej e gatshme që t’i bënte foto dhe t’ia tregonte Zugut, këtë fakt. Nga ana tjetër Zogu i thotë se: “çfarë mund të bëj për ty”, por punonjësja e policisë D.B, ia kthen:“pas periodave”.
Përgjimet telefonike tregojnë më së miri mënyrën se si vepronte rrjeti i prostitutave “Class” në Tiranë dhe si menaxhoheshin ato nga “Zogu i Tiranës”, parukierja Anjeza Bena, F.Sula. dhe tutore të tjera.
Në një përgjim të kryer nga prokuroria del qartë dhe pozicioni i Zogut në këtë rjet prostitucioni, pasi në datën 21 tetor 2019 gjatë zhvillimit të një bisede me një pronare lokali e identifikuar si “Ledi.B”,e cila në ditën e inaugurimit të lokalit të saj në Tiranë, bisedon me “Zogun e Tiranës”, duke i pohuar këtij të fundit që të marrë një grup ku**ash, ku**at e tij, dhe të shkonte tek lokali, pasi në këmbim të këtij shërbimi, Zogut, i premtohet një përqindje monetare. Pronarja e lokalit e këshillon Zogun të mos marrë meshkuj me vete por vetëm vajza dhe të vinte në lokal.
Mes “Ledi B” dhe Zogut zhvillohet kjo bisedë si më poshtë,ku janë të ftuar dhe dy këngëtarë dhe se atmosfera duhet të ishte shumë elektrizuese. Ledi.B i thotë Zogut:“Të enjten je i ftuar, merr një grup ku**ash, ku**ash ç’a të duash ti. Është i ftuar E.Ll (emër këngëtari) dhe J.V (emër këngëtareje), merri ato ku**at e tua…se do i bësh reklamë hapjes së lokalit. Pastaj flasim që të marrësh dhe t’i një përqindje, pasi nuk do të jetë me tallava. Merri ku**at më të mira se do të prenotoj tavolinë dhe mos me merr e më sill çuna.
Nga ana tjetër Zogut i përgjigjet pozitivisht “Ledi.B” duke i konfirmuar se do shkonte me një grup vajzash në ambientet e lokalit që sapo do inaugurohej.
Në 30 tetor 2019 Hermes Nikaj telefonohet nga një personazh që ai i gjen herë pas here vajza i cili quhet “Adi Boli” dhe mes tyre zhvillohet kjo bisedë e më poshtë, ku Adi i thotë se është me një shok dhe se duhet të takohen por Zogu, duhet të marrë me vete dhe dy shokë.
Adi Boli: Si të kam?
Zogu: Mirë po ti?
Adi Boli: Jam me një mik, shif mos pimë ndonjë kafe më vonë
Zogu: Kur?
Adi Boli: Pak më vonë
Zogu: Po kur pak a shumë?
Adi Boli: Për 1 orë
Zogu: Ok
Adi Boli: Merr 2 shoqe
Zogu: Ai miku jot do rrijë me ne bashkë?
Adi Boli: Kuptoj
Vetëm 30 minuta pasi ka mbyllur këtë bisedë “Zogu i Tiranës” telefonon në orën 23:04 të natës punonjësen e policisë D.B, duke i thënë kësaj të fundit të bëhet gati pasi do takohen me Adin. Por punonjësja e policisë i thotë se nuk mundej atë natë, pasi ishte e sëmurë, duke i deklaruar se ishte vizituar dhe doktoresha i kishte dhënë një kurë me ilaçe për t’i vazhduar. Për të qënë më e besueshmepara Zogut, D.B, i betohet për kokën e fëmijëve dhe madje i thotë se nëse nuk besonte t’i bënte foto dhe t’ia niste. Mes Zogut të Tiranës dhe punonjëses së policisë zhvillohet kjo bisedë si më poshtë:
Zogu: Hë shpirt ç’a je tu bë?
D.B: Gjumë
Zogu: Bëhu gati se do takohemi me Adin
D.B: Kam vazhduar kurën s’jam në rregull andej poshtë, ma ka dhënë doktoresha të betohem.
Zogu: Po mirë tani si je?
D.B: Për kokë të fëmijëve
Zogu: Në rregull unë për ty e kam…
D.B: Ta bëj me foto ta nisi, nuk jam në rregull. Duhet të vazhdoj kurrën
Zogu: Çfarë duhet të bëj për ty?
D.B: Pas periodave
Zogu: Hajt se flasim
Sapo e ka mbyllur me punonjësen e policisë, Hermes Nikaj nuk rresht se kërkuari vajza, për t’ia çuar në takim “Adi Bolit” i cili po priste me një shokun e tij. Zogu, telefonon një vajzë që është identifikuar me emrin Bersi, duke i thënë kësaj të fundit formulën e tij të joshjes “Telebingo”, bëhu gati se do takojmë çik Adin. Mes Bersit dhe Zogut të Tiranës zhvillohet kjo bisedë si më poshtë, ku duket qartë se kjo vajza ka dalë dhe herë tjetër me këtë djalë, ku sipas Zogut, kanë bërë intervistën.
Zogu:O jeta ime
Bersi: Ku je dritë?
Zogu: Do bëhesh çik gati, Telebingo, do takojmë çik Adin që kemi qënë kemi qënë njëherë bashkë që erdhi dhe (emër vajze) bëmë intervistën.
Bersi: Bashkë do ikim?
Zogu: Po po patjetër, po shoqe siç kemi qënë që erdhi dhe (emër vajze) për intervistë
Bersi: Vetëm ne të dy asnjë tjetër?
Zogu: Hajt siç ishe veshur bukur atë ditë, bëhu gati
Në orën 23:31 sërisht Hermes Nikaj telefonon vajzën me emrin Bersi, dhe mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë:
Zogu: Ku jeni?
Bersi: Në shtëpi
Zogu: A shumë mirë, prisni aty se vij iu marr unë me makinë sa të dal nga lokali se po pres të vij të më marri ai.
Pesë minuta më pas “Zogu i Tiranës” telefon “Adi Bolin”, ku mes tyre zhvillohet kjo bisedë:
Adi Boli: Ç’a bën si je?
Zogu: Hë mo jeta, ku je?
Adi Boli: Jam në bllok, me këta miqtë e mi
Zogu: Do takohemi?
Adi Boli: Çik më vonë do të marr unë. Me kë je ti?
Zogu: Po kur o zemër se po presin dhe ato që ta dinë?
Adi Boli: Për nja gjysëm ore të marr unë
Zogu: Mirë
Adi Boli: Shiko se i kam miq të mirë, shikoji çik vetë ti
Në 31 tetor 2019 në orën 00:08 të mesnatës mes Hermes Nikaj dhe “Adi Bolit”, zhvillohet një tjetër bisedë, ku Adi Boli i thotë se kur të vinin vajzat t’i jepte lekët, ku atyre do u jepej dhe pjesa financiare që i përkiste Zogut për shërbimin që po bënte. Mes tyre zhvillohet kjo bisedë:
Adi Boli: Ku je?
Zogu: Tek (emër lokali), hajde.
Adi Boli: Ne po shkojmë tek (emër hoteli)
Zogu: Po po, ok.
Adi Boli: Ideja që do vinë ato dhe atë tënden do t’ia jap unë atyre dhe të them unë se ku do shkojmë
Zogu: Edhe këta janë tek(emër hoteli)?
Adi Boli: E atje. Ngjiti ato ti se të them unë pastaj. Do ja u jap unë atyre pastaj, mirë?
Zogu: Tani po shkoni aty juve?
Adi Boli: Ja për 20 minuta gjys ore të them unë, kur të jem atje.
Zogu: Po pse kaq shumë?Adi Boli: Po ja e ke parasysh.
Në 00:15 të datës 31 tetor 2019 sërish Hermes Nikaj bisedon me Adi Bolin dhe të dy së bashku zhvillojnë këtë bisedë, e cila është përgjuar nga prokuroria.
Zogu: Po ikim ne para
Adi Boli:Ok
Adi Boli: Merri nja dy dhoma aty ngjitur, të rrinë të dyja aty
Zogu: Sa të lahen
Adi Boli: E ke parasysh
Zogu: Po po e kuptoj
Adi Boli: Dhe do ashtu unë pastaj me ato
Adi Boli: Të marrin dy dhoma dhe më thuaj
Zogu: Ok
Adi Boli: Shkuat aty?
Zogu: Po shkoj ti marr me taksi
Adi Boli: Se po vij
Zogu: Ok
Në orën 00:30 Hermes Nikaj telefonon njërën nga vajzat që do çonte në hotel dhe me Bersin zhvillon këtë bisedë, duke i pohuar kësaj të fundit që të dilnin jashtë pasi ai kishte ardhur me taksi me Velon, edhe ky i fundit sipas dëshmisë së D.N, ishte një taksist që punonte në policisë e Tiranës. Mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë:
Zogu: Hë dil motra
Bersi: E di shtëpinë time?
Zogu: Po me jetë, se me taksi jam vetëm me Velon.
Pasi vajzët kanë hipur në taksi ato kanë përfunduar ambientet e hotelit ku i priste takimi me Adi Bolin dhe shokun e tij.
Ndërsa në 19 tetor 2019 në orën 22:37 “Zogu i Tiranës” telefonon një biznesmen që identifikohet si “Zio”, me të cilin kishin qënë në 2 gusht 2019 në ambientet e hotel “Autostrada” dhe mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më psohtë, ku vajza që ishte me Zogun i kërkon para biznesmenit dhe takohen së bashku:
Zogu: Po vij me gocat aty për pak
Në telefonin e Zogut, flet një vajzë e cila i thotë Zios se nuk ka lek dhe i kërkon para.
Zio: Të jep zemra
Zogu: Ja se erdhë,dil se erdhëm
Zio: Ok
Zogu: Ku je zemra…ku vajte?
Zio: Hajde tek zyra
Zogu: Tek zyra, po
Pas këtij takimi me biznesmenin “Zio”, Hermes Nikaj në datën 21 tetor zhvillon një bisedë me një pronare lokali e identifikuar si “Ledi.B”,e cila në ditën e inaugurimit të lokalit të saj në Tiranë, bisedon me “Zogun e Tiranës”, duke i pohuar këtij të fundit që të matrë një grup vajzash, dhe të shkonte tek lokali, pasi në këmbim të këtij shërbimi, Zogut i premtohet një përqindje monetare. Pronarja e lokalit e këshillon Zogun të mos marrë meshkuj me vete. Mes “Ledi B” dhe Zogut zhvillohet kjo bisedë si më poshtë:
Ledi.B: Të enjten je i ftuar, merr një grup ku**ash, ku**ash ç’a të duash ti. Është i ftuar E.Ll dhe J.V,(këngëtarë), merri ato ku**at e tua…se do i bësh reklamë hapjes së lokalit. Pastaj flasim që të marrësh dhe ti një përqindje, pasi nuk do të jetë me tallava. Merri ku**at më të mira se do të prenotoj tavoliën dhe mos me merr e më sill çuna.
Nga ana tjetër Zogut i përgjigjet pozitivisht “Ledi.B” duke i konfirmuar se do shkonte me një grup vajzash në lokalin që sapo do inaugurohej./ shqiptarja.com