Një nga filmat më të fundit që do të dalë së shpejti në kinematografinë shqiptare është dhe ai me titull “I love Tropoja” që mban emrin e producentit dhe aktorit Ermal Mamaqi.
Së fundmi Mamaqi ka folur për këtë film të tijin dhe rolin që do të ketë edhe kryeministri Edi Rama.
I ftuar në programin “Siluetë” aktori ka treguar se roli i Ramës nuk është më shumë se 2 minuta.
Ndër të tjera ai ka zbuluar që është përpjekur që në filmin e tij të ketë një rol edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Pyetje: Tek i pari ishte Erion Veliaj, tek i dyti Edi Rama kush e ka radhën i treti. Apo është thjesht përdorim komercal i figurës politike?
Ermal Mamaqi: Po është kaq e thjeshtë. Edi Rama nuk është më shumë se 2 minuta në film dhe…Qokë i bëra unë apo ai mua. Kush e bëri qokën? Ai është daja në film. Ftesën ia bëra dhe Sali Berishës, madje i jam lut shumë. Kë nuk i futa miq por nuk pranoi të ishte bashkë me Ramën. Por doktori nuk pranoi.