“Historia ime” në Tv Klan ka sjellë para disa javësh historinë e pazakontë të Ollga Belloshaj, e cila prej 7 vitesh rrit e vetme mbesën e saj. Ajo është 60 vjeç, por i është bërë nënë mbesës së saj, ndërkohë që e ëma biologjike e ka braktisur në shinat e trenit.
Ajo ka treguar se djali i saj është martuar me mblesëri para 8 vitesh, por nusja nuk ka dashur të bëjë celebrim me burrin e saj. Nga kjo marrëdhënie erdhi në jetë një vogëlushe. Mosmarrëveshjet e shumta mes çiftit bënë që martesa të mos funksiononte. Ajo u largua nga shtëpia e burrit dhe nuk u kthye më. Sipas Ollgës, e ëma e vogëlushes e braktisi fëmijën e saj, u martua me një tjetër person dhe u largua drejt Greqisë.
Ollga u kujdes për mbesën, e cila sot e thërret atë mama, por problemi i vetëm është se nuk mund ta regjistrojë vajzën si pjesë të trungut të saj familjar sepse i mungon firma e nuses.
Sot Ollga e ftuar sërish në studio ka treguar se pas emisionit, familjarët e ish-nuses kanë kantaktuar me të dhe po atë ditë edhe e ëma e vogëlushes ka marrë në telefon.
Ollga: Ajo direk më tha: O ma çfarë po bën si dukesh ti?
Mirela Milori: Të tha ty? Të thërret o ma?
Ollga: O ma ti je mamaja ime më e shtrenjtë tha, kam qarë hallet shumë me ty. Po kush ma bëri, unë e di tha. Mirë të keqen mamaja i thashë unë, ti stako trurin, unë dua vetëm një firmë nga ty, asgjë tjetër nuk dua.
Mirela Milori: I the ish-nuses?
Ollga: Sikur edhe me shkrim i thashë unë, vetëm të regjistroj çupën. Posi, tha ta jap unë. Foli me çupën, u kënaq me çupën. Po pate mundësi i thashë mos ma braktis më çupën, do i flasësh në telefon gjithmonë. Kur të vish hajde takoje dhe merre. Posi moj ma, tha. Se mos ma braktisësh i thashë, se ajo ka dhe kënaqësinë tënde.
Mirela Milori: Kështu folët me ish- nusen?
Ollga: Po kështu!
Mirela Milori: Ish-nuse, ish-vjehrrë. Edhe në telenovela nuk e gjen këtë!
Ollga: Tamam si ai në film, edhe të kërkosh, nuk e di, respekt.
Mirela Milori: Në qoftë se ta jep firmën si do jetë pastaj marrëdhënia?
Ollga: Shumë e mirë do jetë marrëdhënia. Me vajzën do takohet sa herë të dojë, le ta marri kur të vijë në Shqipëri, unë nuk ja ndaloj.
Më pas në emision ndërhyn edhe ish-nusja e Ollgës:
Mirela Milori: Kam zonjën Ollga këtu në emision!
Nusja: Po, po e dëgjova.
Mirela Milori: Më tha se i thërret ma! E ke ish- vjehrrë dhe i thua ma. Çfarë lidhje të tillë paskeni, të fortë? Si e keni këtë marrëdhënie?
Nusja: Marrëdhënia jonë ka qenë shumë e mirë, pavarësisht se dikush u fut në mesin tonë. Nuk e di se kush, as vetë nuk e kuptoj dot. As sot nuk e di kush është futur në atë mes. Pak rëndësi ka, kjo gjë që ishte, ishte në fillim, por unë tani e respektoj gjithsesi sepse ajo bëri çmos që unë kontaktova me vajzën time. Kisha kaq kohë që nuk flisja, 6 vjet për 7. Jam martuar pa u bërë celebrimet, nuk e di kush ishte në atë mes, se tani nuk kam dhe shumë kohë që të flas.
Mirela Milori: Ti nuk je në Shqipëri?
Nusja: Jo unë jetoj në Greqi.
Mirela Milori: Tani ka një problem për regjistrimin, është çështja e firmës. Jam me zonjën Ollga këtu mund të flasësh me të.
Nusja: Po unë fola dhe mbrëmë në telefon. Do i bëj që të gjitha, në qoftë se mund të vij dhe vetë, nëse s’marr dot letrën..
Mirela Milori: Pra në qoftë se do vish vetë do japësh firmën, në të kundërt do ti japësh prokurë njerëzve të t’u që të japin firmë për regjistrimin e vajzës?
Nusja: Po, po!
Mirela Milori: Të ka marrë malli për vajzën?
Nusja: Po, kur fola me bukuroshen time..
Mirela Milori: Kur fole me bukuroshen tënde çfarë ndjeve?
Nusja: Nuk e di ta përshkruaj.
Mirela Milori: Zonja Ollga thotë që do ta takosh sa herë të duash, apo jo zonja Ollga.
Ollga: Po, po i kam thënë të vijë dhe në shtëpinë time dhe ta takojë vajzën edhe të dali xhiro me vajzën ku t’i dojë qejfi. Po s’është kështu ju të më hidhni një okë përshtymë, numrin e telefonit e keni, të gjitha. Se unë nënë nuk bëhem dot. Nëna është ajo, unë jam gjyshja.