Kuvendi i Maqedonisë do u kërkojë falje të gjithë qytetarëve ndaj të cilëve është bërë padrejtësi. Propozim Rezoluta e shumicës parlamentare parashikon që Kuvendi i Maqedonisë, si organ më i lartë përfaqësues i shtetit, ti dënojë shkeljet e drejtave të njeriut të shkaktuara që nga dita e parë e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Rezoluta, po ashtu kërkon që Qeveria dhe ministritë përkatëse si Ministria e Drejtësisë dhe e Punëve të Brendshme, të mbështesin qytetarët që u është bërë represion.
Ndërsa pret që për këtë të ndihmojë edhe Avokati i Popullit. Apelon që obligimet e Rezolutës ti marrin parasysh edhe Prokuroritë dh gjykatat. Sipas deputetet së shumicës parlamentare, Sonja MIrakovska, kjo kërkim falja është akt i madh moral ndaj qytetarëve të vendit. Ndërsa, Rezoluta është e papranueshme për VMRO-DPMNE-së. Deputeti Trajço Dimkov, tha se me këtë Rezolutë shteti fajëson vetveten, shkruan Alsat.
Në mbështetje të Rezolutës dolën edhe partitë shqiptare. Deputetja e BDI-së, Mirsada Emini Asani, tha se patjetër shteti të kërkojë falje ndaj bëmave kundër shqiptarëve. Ndërsa deputeti i Lëvizjes BESA Fadil Zendeli, i përmendi se cilat në cilat raste shqiptarët janë më të dëmtuar dhe duhet tu kërkohet falje Kolektive.
Me shumicë votash, deputetët e Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve, e miratuan Propozim Rezolutën dhe e dërguan në procedurë të mëtejme parlamentare. Ndërsa u formua edhe komision i cili do të vëzhgojë implementimin e Rezolutës.