Arkeologu Neritan Ceka, i ftuar në emisionin “360gradë” në RTV Ora, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Ramarama.
Ceka tha Rama në vend që të rrijë në zyrë të bëjë punët e shtetit rri edhe u tregon përralla shqiptarëve.
Neritan Ceka: “Kthehemi tek figura e kryeministrit, pata për shtypjen se kisha Haxhi Qamilin. Komplet ai, Dum Baba. S’ka asgjë tjetër. Del thotë janë ca organizata, se ku janë le të më thonë këta që janë në publik nëse kanë shqetësim nga këto organizata se ky njeri në vend të rri në zyrë të merret me punët e shtetit, në vend të drejtojë gjithë atë sistem që ka marrë në dorë, se nuk është pak ka marrë Parlamentin, qeverinë, pushtetin mendor, një pjesë të medias, një pjesë të drejtësisë rri dhe merret me përralla me ata qyqarë. Shoh ca qyqarë që rrinë, janë 100 e ca njerëz dëgjojnë përrallat e këtij personi me seriozitetin e madh. Kjo është fatkeqësia, se po krenitizohet klasa politike.”
Ai theksoi se në Shqipëri nuk ka mbetur më njeri për të thënë të vërtetën. Ndërsa shtoi se do vijë dita që të gjithë do ikin, duke përfshirë edhe veten e tij.
Neritan Ceka: “Ky vend nuk ka më njerëz. Këtu po shkojmë drejt 1-shit. Do mbete vetëm Artur Zheji një ditë se do vijë dita që edhe ne do të ikim. Mos kujtoni se do ju ndjekim gjithë kohën. Do mbetesh vetëm ti për ti thënë një të vërtetë këtij populli.