Presidenti Ilir Meta ka dalë hapur kundër qeverisë në miratimin e paketës anti-shpifje duke publikuar artikullin e shkrimtarit Zija Çela, i cili e cilëson këtë paketë si nëj tel hekuri për gjuhën e medias.
“Por si mund të shprehem sot? Unë ndihem në kundërshtim me Parlamentin tonë monist, përderisa synon një ligj autokratik që sjell dënime të legalizuara. Sepse ka hekura me kllapa për duart, por ka edhe tel hekuri që, në mënyrë rrufjane, u lidh gjuhen punëtorëve të medias. E përse u dashka të mbeten pa gojë?! Apo që të mos dëgjohen klithmat, sa herë vihen në mbrojtje të interesit publik. E pra është e turpshme kjo njollë e ky kthim prapa për vendin, i cili kryeson OSBE-në!”- shkruan shkrimtari ndër të tjera.
E ndërsa, Presidenti e ka shoqëruar këtë artikull me mbishkrimin ‘Zija Çela, një emër dhe një mendje që duhet dëgjuar në çdo kohë!’, si për të treguar se është pro këtij teksti.