Një rrëfim tronditës ka ardhur së fundmi nga aktorja Adriana Matoshi.
Ajo ishte e ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “NIN”.
Në një intervistë përballë Alaudin Hamitit, ajo zbuloi deetaje për jetën profesionale, suksesin dhe famën.
Gjithashtu ajo zbuloi dhe një periudhë të vështirë të jetës së saj.
Për ata që nuk e dinë në vitin 2012 Adriana është diagnostikuar më tumor dhe mënyra si e mori vesh ishte e dhimbshme.
“Unë në vitin 2012 kam qenë shtatzënë me fëmijën e katërt. Gjithçka ishte në rregull derisa nisa të kem marrje mendsh edhe të vjella. Në atë periudhë të gjitha ja lashë shtatzënisë. Por më pas e kuptova se nuk ishte ashtu, më vonë e kuptova që unë në kokë kam tumor. Në atë kohë nuk i tregova askujt. Nuk doja ta merrnin vesh prindërit e mi, sepse më kanë fëmijë të vetëm. Por në atë kohë mendova të kthehem në një film dhe të lë një dokument të fundit. Sepse kam menduar aso kohe se do të luaja rolin tim të fundit. Ka qenë periudhë e vështirë, por kaloi me sukses”, zbuloi aktorja e njohur.