• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

Skandal/ Drejtori i Shpëtim Idrizit me dorë të rëndë, bën tender 450 milionë lekë për të blerë kuti kartoni

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
Skandal/ Drejtori i Shpëtim Idrizit me dorë të rëndë, bën tender 450 milionë lekë për të blerë kuti kartoni
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Fakt nga Arkiva e Shtetit/ Kryeministrin nuk po e përfillin më vartësit, apo bën lojëra me ta?/ Pas urdhërit të bablokut; që gjatë muajit dhjetor, të bllokohen festat dhe shpenzimet për blerje “gjingla-mingla” jo emergjente, drejtorët vazhdojnë bëjnë “pazaret” e fund-vitit.

Kryeministri është bërë “kartë e djegur”, apo prej 13 ditësh pas tragjedisë së tërmetit “Dako”; po bënë lojëra me ministrat dhe drejtorët, duke dhënë “urdhra show”, për gjoja bllokim tenderësh e shpenzimesh jo emergjente; sikur gjoja fondet i duhen për të dëmtuarit?

E themi këtë, për faktin se urdhëri i kryeministrit Rama, është hedhur në koshin e plehrave; së pari nga kryebashkiaku bojaxhi Erjon Veliaj, i cili vetëm në 13 ditët pas tërmetit, ka dhënë 2.7 milionë euro tendera, për shërbime që jo vetëm nuk janë emergjente, por janë dhe fiktive.

Por Ramën, nuk e ka përfillur as ministri “sizmiolog e arkitekt”, Sandër Lleshaj, me tenderin 1.8 miliardë lekë marrje makina me qira për policinë “Illyrian Guard; ndërkohë që 4 ditë pas urdhërit; nuk e ka përfillur as Ardit Bido, sekretar i Shpëtim Idrizit dhe Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave të Shtetit.

Në datën 6 dhjetor 2019, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit, ka shpallur një tender “emergjent”; me vlerë 40 milionë, 719 mijë e 485 lekë të reja pa TVSH, ose afro 450 milionë lekë me TVSH; për blerje dosje e kuti kartoni, madje ”thesi” i tenderit, do të dorëzohet në datën 30 dhjetor.

Nuk e kemi fjalën, për çmimet e dosjeve dhe kutive të kartonit; që do blihen me çmime 1850 lekë, 2600 lekë e 4000 lekë të reja copa (pa TVSH); por tek fakti, se drejtori Bido, me Shkresë Nr. 7864/6, datë 04.11.2019, ka kërkuar në APP, që ky tender të bëhet urgjent.

Ndërsa kryeministri, që po bredh nëpër botë duke lypur ndihma; thotë se urgjent është strehimi i banorëve, të mbetur në hotele, çadra e kotece pulash, mirëpo ja që “emergjencat” e fundivitit qenkan tenderët e drejtorëve, kryebashkiakëve e ministrave./Pamfleti

Pas

Moti i keq/ Bien gurët dhe bllokohet rruga, ky aks është i pakalueshëm për shoferët

Para

Po transportonte 4 milionë euro d.rogë, ky është detaji që fundosi shqiptarin, policia i vë prangat në gomone (VIDEO)

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

nga Fast News
12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar