Aksident që në orët e para të mëngjesit, ndërron jetë drejtuesi i zetorit (EMRI)
Orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë automobilistik.
Sipas informacioneve, në fshatin Tale të Lezhës, një mjet tip “Zetor” ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, Mark Luli 70 vjeç.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.