Në takimet që kryeministri Edi Rama zhvillon me qytetarët nuk kanë munguar batutat nga e tij, por ajo që bie në sy është që nuk kanë munguar as elozhet që qytetarët i bëjnë kryeministrit.
Situata të tilla shpeshherë janë komike dhe të bëjnë për të qeshur.
Rama ka patur shumë takime me njerëzit e thjeshtë për shkak edhe të gjendjes që u krijua prej tërmetit. Por takime të tilla nuk kanë munguar as më parë.
Më parë ai i takonte qytetarët i veshur serioz me kostum, por tani duket se nuk e vret shumë mendjen sepse e kemi parë të shfaqet edhe i veshur me poture.