“A ka ndikuar tërmeti i 26 nëntorit që i ligu të pendohet dhe të bëhet i mirë?”. Kjo ishte një pyyetje që ka bërë në rrjetety sociale gazetari Roland Qafoku ku i janë përgjigjur në komente shumë qytetarë, ndër ta edhe deputeti Kujtim Gjuzi.
Gjuzi ka zgjedhur t’i përgjigjet përmes tregimit të një episiodi të ndodhur sipas tij në Pojan të Korçës, ku banorët e fshatit u bënë një ditë bashkë dhe përzunë me ‘dru’ një burrë që fliste gjithmonë ‘ters’.
Deputeti thekson se në rastin konkret çfarë nënkupton pyetja e gazetarit, janë 3 burra ters dhe shton se kë të përzësh më parë, ndërsa nuk përmend emra.
“Ne Pojan Korce dikur ishte nje njeri qe gjithmone fliste “ters” fshati permbytej here pas here sa here qe fliste tersi i Pojanit….. Burrat e fshatit nje dite u bene bashke dhe moren vendim e perzune me dru tersin zotni Roland. Fashati i famshem shpetoj sot e kesaj dite…. ?! Ama ketu jane tre burra ters ke te perzeme me pare vella Qafoku….?!”, shkruan Gjuzi në koment.