Përpara samitit të NATO-s, në kuadër të 70-vjetorit të themelimit, presidenti i SHBA Donald Trump dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron kanë mbajtur qendrime të kundërta duke shpalosur dhe pikëpamjet respektive.
Edhe pse dita nisi me akuza midis dy liderëve, mesa duket fundi ishte i lumtur dhe u pasua me një shtrëngim duarsh mes udhëheqësit frances Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së Trump, zonjës së parë të SHBA, Melania.
Macron u fotografua teksa shtrëngonte duart dhe përshëndetej me zonjën Trump, ndërkohë që në krah të tyre ishte dhe presidenti amerikan.
Trump reagon në mënyrë indiferentë për takimin e gruas me “rivalin” e tij.
Ndërsa në një foto duket sikur e sheh me inat presidentin francez Macron edhe pse nuk dihet mirë arsyeja.
Mund të themi që këto foto kanë tërhequr vëmendjen e mediave botërore.