Një 14-vjecare e quajtur Ashwak Haji Hamid, është përballur me një luftëtar të ISIS, e cili e përdhunoi dhe abuzoi seksualisht me të në moshën 14-vjeç, kur u rrëmbye nga xhihadistët.
Pasi u arrestua nga autoritetet në Irak, agresori Ebu Hume u soll përpara vajzës.
E gjendur përballë tij pas shumë vitesh, Hamid iu drejtua xhihadistit e traumatizuar:
“Ngrijeni kokën. Pse ma bëre atë? Përse? Unë isha 14 vjeç kur më përdhunove. Ngrijeni kokën. A ke motër? Ke ndjenja? A kishte ndonjë vlerë? Isha 14 vjeç. Në moshën e vajzës suaj, në moshën e djalit tuaj, në moshën e motrës suaj. Ju shkatërruat jetën time. Mi keni marrë të gjitha. Gjithçka që kisha ëndërruar. Por tani e dini se si është të torturoheni dhe se çfarë është vetmia”.
Asokohe Hamid arriti të shpëtonte nga duart e xhihadistit duke i hedhur tableta për gjumë në ushqim.
Menjëherë më pas ajo u largua për në Stuttgart, ku jetonte dhe nëna e saj.
Por më vonë vajza ishte përballur sërish me përdhunuesin në një rrugë në Gjermani.
Ai e kishte kërcënuar atë dhe Hamid kishte vendosur të largohej nga Gjermania për të ndejtur me të atin në një kamp refugjatësh në veri të Irakut.