Në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit kanë qenë të praniahëm ekspertë, inxhinierë, gazetarë, arkitektë sidhe përfaqësues nga OJQ-të.
Por sipas ish-deputetes Izmira Ulqinaku, PD ka një arsyetim për tri pikat kryesore të diskutimit në këtë tryezë.
Ish-deputetja demokrate shkruan se Rama po mundohet të zvogëlojë numrin e familjeve që përfitojnë rindërtimin e banesave sepse fondet që po vijnë nga shtetet e huaja kërkon t’i vjedhë për vete.
Postimi i Ulqinakut:
3 çështjet që u diskutuan sot, në tavolinën e Ramës:
– Fondet duhen bërë bashkë në një thes dhe t’i menaxhojë Arben Ahmetaj! (Jo më kot e ka zgjedh)
– Burg për arkitektët që do të projektojnë gabim në të ardhmen! (Nuk e di i pashkolluari, që materialet e ndërtimit që lejon të hyjnë në vendin tonë janë cilësia më e dobët dhe zbatimi i projekteve nga firmat e ndërtimit të Gjushit me shokë, lenë shumë për të dëshiruar)
– Cilat kategori nuk do të përfitojnë shtëpi të re! (Nuk ia nxë goja të qetësojë shqiptarët e dëmtuar nga termeti, që duhet patjetër t’jua ndërtojë Qeveria banesat, por mundohet të zvogëlojë pambarimisht numrin e familjeve që përfitojnë, sepse fondet që po vijnë nga shtetet e huaja kërkon t’i vjedhë për vete, ashtu siç ka bërë me taksat e shqiptarëve)
Është koha të bëhemi bashkë e t’i themi ndal!
Edi Rama mos përfito në kurriz të shqiptarëve!
Mos përfito nga fatkeqsia e tragjedia që ndodhi! Për familjet e dëmtuara kanë ardh aq fonde sa për t’i ndërtuar banesa brenda standarteve. Mos u mundo të sajosh mbledhje, sa për tu hedh hi syve shqiptarëve, e pastaj tua vjedhesh paratë e destinuara për to!
Meqë arkën e shtetit për fatkeqsitë natyrore e ke bosh, mos u përziej në menaxhimin e fondeve të donatorëve.