Pak pas dorëheqjes së sotme të kryetares së Bashkisë së Durrësit Valbona Sako, kryeministri Edi Rama ka bërë edhe reagimin e parë në lidhje me këtë veprim.
I gjendur në një vizitë në zonën e ish-Kënetës në Durrës, Rama është përballur me një grua të revoltuar, e cila është shprehur se nuk do ta shohë më me sy Sakon, pas fjalëve që ajo tha se ishte e kënaqur me 50 viktima nga tërmeti.
Menjëherë Rama nuk e ka kursyer përgjigjen e tij.
“Mos ia vini re. Është stres. Ore tani, kryetarja e bashkisë një grua në stres. Ky është goxha zotëri e më shtrëngon dorën, kam frikë thotë.”, u shpreh kryeministri.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme kryetarja e Bashkisë durrës Valbona Sako deklaroi gjatë një lidhjeje me Top Channel se: “Për hir të së vërtetës duhet ta themi që ky ishte një tërmet i nivelit shkatërrimtar, por që jemi të kënaqur me 50 viktima, sepse në rastet e tjera kanë qenë mbi 1000 viktima”.
Këto fjalë ngjallën një reagim tepër të madh në rradhën e qytetarëve, të cilët kërkuan dorëheqjen e saj.
Mëngjesin e sotëm Sako njoftoi dorëheqjen nga posti i kryetares së Bashkisë së Durrësit, një nga qytetet më të prekura nga tërmeti shkatërrimtar 6.4 ballë i 26 nëntorit.