• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Vendimet e qeverisë/ 1 milion lekë për çdo familje me viktima, bursa për fëmijët, Rama: Do të përfitojnë edhe pensionistët

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Vendimet e qeverisë/ 1 milion lekë për çdo familje me viktima, bursa për fëmijët, Rama: Do të përfitojnë edhe pensionistët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur një sërë vendimesh që do të merren sot nga qeveria për familjet e prekura nga tërmeti. Ai shpjegoi se familjet në Durrës e Thumanë që kanë viktima kanë gati shtëpitë e reja dhe se do të vendoset një kontakt me ta për t’i pyetur se ku duan të rrinë.

Po kështu Rama tha se do të ketë një trajtim të posaçëm financiar për familjet ku tërmeti ka marrë jetë duke përmendur emrin e Albert Carës që ka humbur të gjithë familjen dhe Lindita Carës me të njëjtën tragjedi.

“Të gjitha familjet e viktimave në Durrës, familja Broshka 4 anëtarë 1 viktimë, familja Gjana 8 anëtarë 1 viktimë, familja Lala 8 anëtarë, 7 viktima. Familja Meçja 5 anëtarë, 1 viktimë, etj.

Të gjitha këto familje duhet të hyjnë në shtëpitë reja urgjent. I kemi gati mundësitë për ta. Duhet caktuar një person specifik në Durrës dhe një në Tiranë që do të bëjë kontaktin me ta për t’iu thënë se ku duan të rrinë. Viktimave të Thumanës, familjeve të Thumanës kemi gati t’u ofrojmë menjëherë apartamentin në Tiranë. Kemi gati 6 apartamente në Tiranë por ju lutem në një komunikim me ta për të parë se kush është dëshira e tyre. Ky akt i parë është akti i dorëzimit apartamenteve gjithë këtyre familjeve, duhet bërë në një kohë rekord. Jemi gati tani, komunikimi do të sjellë mbrapsht gatishmërinë e tyre për të shkaur në Tiranë, ata të Thumanës, ata të Durrësit.

Trajtim të posaçëm financiar për familjet ku tërmeti ka marrë jetë. Trajtimi financiar do jetë për gjithë jetën. Dje kam shoqëruar Albert Carën i cili ende nuk di se i ka humbur të gjithë. Urojmë ta kapërcejë situatën e rëndë sepse është dëmtuar në shtyllën kurrizore dhe për këtë e kemi çuar për mjekim në një nga klinikat më të specializuara. Por të gjithë jemi të vetëdijshëm se si do jetë. Ashtu dhe për Lindita Carën që i ka humbur të gjithë”, tha Rama.

Një tjetër vendim i qeverisë ka të bëjë me një grup pensionistët. Kryeministri Rama tha se për të gjithë pensionistët e familjeve të viktimave do të jepet pensioni i veçantë i Republikës së Shqipërisë, pensioni që iu jepet njerëzve me kontribute të veçanta. “Është një nrumër i kufizuar që varion në 12-15, kështu që këta njerëz do përfshihen në këtë kategori”, tha ai më tej.

Po kështu do të akordohen 1 milion lekë të reja për çdo familje që ka viktima dhe bursa për nxënësit e studentët.
“Po ashtu nxënësit që janë në familjet e viktimave për t’iu ardhur në ndihmë, do të marrin një bursë mujore prej 15 mijë lekësh të reja në muaj. Është 3-fishi i bursës së ekselentëve. Dhe këtë bursë do ta përfitojnë edhe studentët”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

 

Pas

“Nga 7 deri ne 15 vite burg”, Rama paralajmëron të gjithë ndërtuesit dhe arkitektët

Para

Përfundojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, 50 të vdekur (EMRAT)

Para
Përfundojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, 50 të vdekur (EMRAT)

Përfundojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, 50 të vdekur (EMRAT)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

nga Fast News
16:00 | 11/11/2025
0

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

nga Fast News
15:15 | 11/11/2025
0

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

nga Fast News
14:45 | 11/11/2025
0

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

nga Fast News
14:14 | 11/11/2025
0

Recent News

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

16:00 | 11/11/2025
A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

15:15 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar