• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

Tre arsyet e forta se përse nuk i duhet dhënë ujë personave të bllokuar nën rrënoja

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Tre arsyet e forta se përse nuk i duhet dhënë ujë personave të bllokuar nën rrënoja
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në raste tërmetesh shkatërrimtare, si ai që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit, është normale që personat e bllokuar nën rrënoja të kërkojnë ujë, po aq sa kërkojnë dhe ndihmë.

Ata janë të etur dhe të dehidratuar, pasi ndodhen poshtë ndërtesave të shembura prej orësh.

Por nuk rekomandohet në asnjë mënyrë që atyre t’i jepet ujë në situata të tilla, edhe pse kjo gjë tingëllon e pazakontë, por ka arsye të forta.

Konkretisht, një person i bllokuar mund të ketë kaluar në shok dhe në këtë gjendje, trupi heq dorë nga gjithë funksionet që nuk i konsideron jetësore. Enët e gjakut në ekstremitete ngushtohen që trungu i trupit të ruajë ngrohtësinë dhe prandaj të lënduarit duhen mbuluar me batanije; që të ruhet një temperaturë normale në gjithë trupin. Ngaqë funksionet jo jetësore nuk veprojnë më, aparati tretës ndalon së gëlltituri. Kështu që, nëse pijnë ujë dhe u kalon në trake, nuk e kanë më refleksin e kollës e mbyten.

Shoku është shumë i çuditshëm për dikë që e sheh nga jashtë. Një person në shok mund të duket sikur është mirë e bukur dhe për punë sekondash mund të humbasë ndjenjat. Kur dyshohet se dikush ka kaluar në shok, mjafton ta mbani ngrohtë e të mos i jepni asgjë për të pirë a ngrënë. Mund të mbyten pa treguar shenja mbytjeje dhe thjesht të ndalojnë së marri frymë. Sjellja në jetë në këtë pikë bëhet shumë e vështirë.

Së dyti, në rast se personi i lënduar e i etur ka nevojë të operohet, me shumë mundësi do t’i nënshtrohet anestezisë. Anestezia relakson muskujt e stomakut dhe gjithë përmbajtja e tij ngjitet sipër drejt fytit e mund të përfundojë në mushkëri, gjë që do të ishte fatale. Prandaj pacientët hyjnë në sallën e operimit me stomak bosh.

Në rast se personi i lënduar ka pësuar dëmtime në traktin tretës, konsumimi i ujit thjesht do të përkeqësonte gjendjen. Duke qenë se të pranishmit e paspecializuar dinë vetëm çfarë shohin, nuk mund të thonë me siguri se i lënduari ka apo s’ka dëmtime në traktin tretës. Për të shmangur më të keqen, shmanget konsumimi i ujit.

Së treti dhe së fundi, uji ngre tensionin e gjakut dhe mund të shkaktojë hapjen e plagëve të qepura.

Por ky nuk është rasti i vetëm që të dëmtuarve nuk u rekomandohet të pinë ujë, pasi edhe në aksidentet traumatike nuk duhet bërë një gjë e tillë.

Pas

‘Zemra e kombit kullon gjak’ Basha video-mesazh solidariteti për 107 vjetorin e Pavarësisë

Para

Me vajzën në krah veshur Kuq e Zi, Meta i prekur: Ka dy ditë në çadër, zgjodhi ngjyrat e Flamurit (FOTO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Zbulim i mahnitshëm: Bletët ngritën folenë në dhëmbët e kafshëve të zhdukura

Zbulim i mahnitshëm: Bletët ngritën folenë në dhëmbët e kafshëve të zhdukura

nga Fast News
12:30 | 21/12/2025
0

Çmimi për prodhuesit e energjisë – Vendimi për vitin 2026, shteti do ua blejë me 10 lekë/kWh

Çmimi për prodhuesit e energjisë – Vendimi për vitin 2026, shteti do ua blejë me 10 lekë/kWh

nga Fast News
12:00 | 21/12/2025
0

Imuniteti i Ballukut, Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

Imuniteti i Ballukut, Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

nga Fast News
11:22 | 21/12/2025
0

Ekonomia e ndikimit, si të rinjtë shqiptarë duan të pasurohen brenda natës

Ekonomia e ndikimit, si të rinjtë shqiptarë duan të pasurohen brenda natës

nga Fast News
11:18 | 21/12/2025
0

Recent News

Zbulim i mahnitshëm: Bletët ngritën folenë në dhëmbët e kafshëve të zhdukura

Zbulim i mahnitshëm: Bletët ngritën folenë në dhëmbët e kafshëve të zhdukura

12:30 | 21/12/2025
Çmimi për prodhuesit e energjisë – Vendimi për vitin 2026, shteti do ua blejë me 10 lekë/kWh

Çmimi për prodhuesit e energjisë – Vendimi për vitin 2026, shteti do ua blejë me 10 lekë/kWh

12:00 | 21/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar