Qentë e stërvitur të sjellë nga Geqia dhe Kosova bënë të mundur shpëtimin e shumë personave nën rrënoja.
Gjatë mbrëmjes së djeshme në rrjetet sociale është bërë virale fotoja e një qeni të forcave të kërkimit nga Kosova.
Madje, qeni u shpall hero pasi për pak orë përmes nuhatjes kishte lokalizuar nën rrënoja tre persona, cilët për fat të mirë u nxorrën të gjallë.
Tërmeti konfirmoi mungesën e theksuar se logjistikës nga ekipet shqiptare duke na treguar edhe njëherë se sa të papërgatitur jemi në raste emegjencash të tilla.
Por, mungesa e logjistikës nuk do të thotë se paratë nuk shpenzohen.
Madje, edhe pse këto dy ditë nuk kishim asnjë qen që të kërkonte për trupa nën rrënoja, buxheti i shtetit harxhon shuma të konsiderueshme për përgatitjen, trajtimin dhe ushqimin e tyre.
Sipas të dhënave nga Open Data Albania, rezulton se buxheti i shtetit ka harxhuar plot 1.1 dollar për këtë qëllim deri më tani.
Pra janë shpenzuar miliona lekë për stërvitjen e tyre dhe në momentin më të keq, asnjë nuk ishte në terren.