Kryeministri Edi Rama ka mbërritur Mbrëmjen e sotme në Thumane, ka mbërritur kryeministri Edi Rama. Në zonën ku disa persona mbetën të vdekur nga tërmeti dhe shumë banesa janë kthyer të pabanueshme.
Kryeministri ishte i shoqëruar nga bamirësi Elvis Naçi i cili drejton Fondacionin “FIRDEUS” dhe po grumbullon ndihma për ndërtimin e banesave pas dëmtimit nga tërmeti.
Rama foli për mënyrën sesi do të administrohen ndihmat e mbledhura nga shqiptarët për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti, dhe shtoi se nuk mjafton vetëm buxheti i shtetit.
“Është shumë e rëndësishme që të bëjmë një plan kombëtar. Pastaj në këtë program çdo njëri merr pjesën e vet.
Kjo është ideja e këtij komuniteti. Po përpiqemi për të shtuar fuqitë financiare. Nuk mjafton buxhet i shtetit. Bëhet fjalë për një rindërtim që i kalon përmast e ndërtimit. Në Serbi pati një përmbytje dhe u përballua me konferenca donatarosh. Unë këtë punë kam, kam harruar të fle gjumë. Por ma kujtoini kur të flas përçart. Do të bëjmë maksimumin.
Duhet të përgatisim një proces transparent për ndihmat. Në këtë raste edhe në botë ekziston rreziku i mashtrimit. Çdo lek do të shkojë tek ata që janë në nevojë. Të gjitha paratë edhe të buxhetit do të jenë bashkë. Ato që duhet të menaxhojë qeveria do ti menaxhojë bashkë.”- u shpreh Rama.
Ndërkohë Naçi u shpreh se njerëzit kanë probleme me besueshmërinë dhe me administrimin e fondeve.
“Nuk e ke idenë sa njerëz kam folur që e kanë problem besueshmërinë. Nëse ndërtohet një strukturë transparente ne do tia dalim më së miri dhe shqiptarët do të na besojnë. Jetë nuk japim dot por do të përpiqemi të jamim diçka të mirë. Të jemi më afër se kurrë me njëri-tjetrin dhe le të bëjmë më të mirën, në këtë situatë që po kalojmë. Jemi në një situatë emergjente që nëse nuk do të jemi të besueshëm, për ne nuk ka prioritet që të dhurojmë shtëpia për këto banorë.”- u shpreh Naçi.