Mbrëmjen e djeshme kryeministri Edi Rama ka publikuar foton e një prej efektivëve të forcave zjarrëfikëse, i cili prej orësh kërkon nën rrënoja për të shpëtuar njerëzit të cilët janë zënë poshtë nga betoni.
Rama shkruan se Luan Kapaj është zjarrëfikësi hero që nuk e njeh askush dhe shtoi se edhe pse dita gdhiu dhe u ngrys, ai nuk rreshti një sekondë duke u përpjekur të nxjerrë nga duart e vdekjes jetët e murosura nën pirgjet prej betoni.
“Në ditë me diell, kjo do të titullohej thjesht, PHOTO OF THE DAY.
Por sonte kjo foto kërkon shpjegim. Ky njeri i zakonshëm i këtij vendi, quhet Luan Kapaj. Zjarrfikës në Vlorë. Qysh pa gdhirë sot, Luani dhe kolegët e tij vlonjatë, ishin përballë gërmadhave. U gdhi e u ngrys dita dhe ky burrë që s’e njeh askush, nuk rreshti një sekondë, duke u përpjekur të nxjerrë nga duart e vdekjes, jetët e murosura nën pirgjet prej betoni”, shkruan Rama.
Më tej, kryeministri edhe kur fuqitë e tij shterën, e detyruan të shtrihej në barelë por zjarrfikësi Luan Kapaj ka refuzuar maskën e oksigjenit dhe ëhstë rikthyer te gërmadhat.
“E kur fuqitë e tij u duk se shterrën dhe Urgjenca Kombëtare Shëndetësore, e detyroi të shtrihej mbi barelë, vlonjati i paepur refuzoi maskën e oksigjenit dhe u rikthye tek gërmadhat, në kërkim të jetëve që kërkojnë shpëtim! Luani është ende aty, tani që po flasim.
Deri në frymën e fundit për frymën e fundit”, shkruan Rama.