Një ditë pas tërmetit shkatërrimtar me magnitudë 6.4 ballë që tronditi vendin, kryeministri Edi Rama ka nisur që në orët e para të mëngjesit një mbledhje urgjente me qeverinë.
Deri më tani janë shënuar 25 viktima dhe mbi 600 të plagosur dhe situata është kaotike.
Si pasojë e kësaj panorame, kryeministri ka vendosur të shpallë ditën e sotme gjendjen e jashtëzakonshme.
“Kështu që ne sot ne do të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme, ashtu si kushtetuta dhe legjislacioni na udhëzojnë. Duke nisur nga natyra dhe perimetri i situatës do të jetë gjendje e jashtëzakonshme për dy rajonat e prekura në mënyrë të drejtpërdrejtë, Tiranën dhe Durrësin. Por ashtu siç e thashë edhe dje, gjendje e jashtëzakonshme nuk është vetëm financim, por një sërë masash”, deklaroi Rama.