Aktivisti Aulon Kalaja na ka përlotur me shkrimin në rrjetet sociale për të birin dhe bashkëshorten e Bujar Çukës nga Thumana, të cilët humbën jetën nën rrënojat ë një pallati që u shemb si pasojë e tërmetit.
Kalaja shkruan se e kishte takuar paraditen e sotme Bujarin I cili kishte shpresë se mund të dilnin të gjallë të dashurit e tij, por që në mesditë mori lajmin e hidhur se ata kishin dalë të pajetë nga rrënojat.
Reagimi i plotë:
Ah mor miku im Bujar Cuka!
Cfare dhimbje e madhe te ka rene. Tani qe po i shkruaj keto germa, me dridhet zemra.
U takuam sot ne Thumane dhe me tregove per djalin dhe nusen qe ishin nen rrenoja. Ne castet e ankthshme te pritjes tende per nje sinjal nen rrenoja dhe nje lajm te mire, the se forcat e kerkim-shperimit duhet te punonin nga ana e dritares se shtepise tende ne katin e dyte, te pallatit 5-katesh, bash ne momentin kur ra termeti i dyte, pas te madhit. Edhe une, une isha krejt i pafuqishem perballe ankthit tend. Luftova vetem me lutje tek Zoti. Me the gjithashtu se si ishit ndare per here te fundit me djalin dhe nusen, ne fraksion sekondi, ne koridorin e apartamentit tend, ne castet kur themelet e tokes po dridheshin nga termeti i tmerrshem.
Nuk kam reshtur se luturi per ty dhe familjen tende. Vetem kete arme kisha dhe kam. Me kujtohet se si nga ora 13:00 u tha se dikush i kishte degjuar zerin djalit tend nga fundi i rrenojave dhe aty u ndez nje fije shprese, por me sa duket rezultoi flake kashte!
Tani morem vesh lajmin per vdekjen e dyfishte. Djali dhe nusja jote, u gjeten te pajete.
Qendro vellai im! Dua te te jap te gjithe kurajon e botes ty dhe dajave te djalit tend Dashit dhe Cimit, dhe mikut tim te koheve te veshtira, baxhanakut tend Hamdiut, per te qendruar dhe per t’a perballuar kete dhimbje burrash. Lutjet e mia jane per engjejt e tu, qe Zoti i zgjodhi prane vetes. T’a dish qe jam me ty dhe do jem ne cdo kohe per t’a kaluar gjithe kete sprove.
Te Zotit jemi dhe atje do shkojme! U prehshin ne paqe engjejt e tu, qe tash e tutje do jene te Zotit.