Tërmeti me magnitutë 6.4 , ka tronditur Shqipërinë orët e para të mëngjesit.
Deri më tani zyrtarisht janë 15 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur. Faqja ndërkombëtare “Volcano Discovery” ka publikuar detaje nga goditja e fortë e tërmetit. Sipas asaj që thotë kjo faqe, tërmeti i fuqishëm ka qenë i barazvlefshëm me 3 bomba atomike dhe 60 mijë ton ekzploziv TNT.
Ndërkohë numri i të vdekurve ka shkuar në 15 dhe shumë të tjerë ndodhen nën rrënoja.