Gjatë fjalimit që mbajti sot në prezantimin e Paketës Speciale ANTI-KÇK, kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa komentuar dhe krimin e organizuar dhe vendimet që janë marrë më parë nga Gjykata si dhe dosjet e pahetuara nga ana e Prokurorisë.
Nga ambientet e ArTurbinës kryeministri u shpreh se tashmë fokus qeveria do të ketë goditjen e krimit të organizuar dhe pasurive të tyre,, të cilët kanë mundur të shpëtojnë nga duart e drejtësisë për shkak të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.
Ndër të tjera Rama ka përmendur dhe raste konkrete, si atë të prokurorit të durrësit Arian Ndoja dhe Dritan Dajtin.
Kryeministri theksoi se ka pasur raste ku gjykatësi ka arritur të lirojë vrasësin që në sallë, i cili sipas tij ka hyrë me pranga dhe ka dalë me duar në xhepa.
“Ky është momenti për të folur për krimin e organizuar. Prokuroria në 87 raste nuk ka vepruar fare ndaj personave të arrestuar nga policia si autorë të veprave të rëndë. Gjykata 30 raste pafajësie për persona të arrestuar.
Shikoni çfarë ka bërë gjykata, 63 dënime për lehta për krime të rënda, dhjetëra raste pafajësie për persona të arrestuar për krime të rënda, persona të tillë që kanë shkuar e kanë vrarë prap. Nuk luftohet krimi nga një dorë nga një palë, duhen tre palë, pushteti ekzekutiv, prokuroria dhe gjykata në pushtetin gjyqësor.
Ça e zgjasim vetëm para pak ditësh, policia dhe gjykata kishin marrë në mbrojtje një familje të një penduari. Ata kishin rënë dakort të bashkëpunonin me shtetin në mënyrë që krimineli të fundosej. Dhe nuk është e lehtë.
Shkojmë në seancën e parë, çfarë ndodh? Gjykatësi e liron në sallë kriminelin. Hyn me pranga dhe del me duar në xhepa. Pak muaj më parë, autori i vrasjes së katër policëve. Pak javë më parë, rasti i tjetërsimit të sy për sy të 1 milion metra katrorë, zonë bregdeti. A mund të japësh një pronë në gjyaktë, sikur ajo pronë aty është e lirë? S’e jep dot!”, u shpreh Edi Rama.