Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zgjedhur të sigurojë shëndetin dhe jetën vetëm të komisionerëve të saj, duke lënë mënjanë këshilltarët dhe personelin, në shkelje flagrante të ligjit e duke rënduar kështu buxhetin e shtetit.
Në ligjin nr 84/2016, konkretisht në nenin 25 të tij thuhet:
Por nga dokumentet që disponon tirananews.al duket qartë se sigurimi i jetës dhe shëndetit nuk është bërë as për komisionerin publik, e as për këshilltarët dhe personelin, por shuma e parashikuar për KPK prej 460 milionë lekë dhe është përdorur vetëm për 12 komisionerët.
Sigurisht që komisionerët e KPK mund të përfitonin disa shërbime ekstra si zyrtarë të lartë, sipas ligjit, por jo të përjashtonin punonjësit e tjerë, pasi i kanë marrë nga buxheti zërin e tyre për sigurimin e jetës. Në termat e referencës së kësaj kontrate sigurimi vjetor për çdo njërin prej tyre është 20 milionë lekë.
Por përtej kësaj dhe vetë kontrata e firmosur e sigurimit të jetës me kompanitë e sigurimit ngre mjaft pikëpyetje. Pse check up për këta zyrtarë të lartë duhet të bëhet në Vienë me një kosto shumë të madhe, kur është shërbim që ofrohet edhe në Shqipëri?
Nga ana tjetër, pse duhet të paguhen siguracione luksi edhe për dhëmbët e njerëzve më të paguar në Shqipëri?
Më tej akoma është skandal ajo që shkruhet në termat e referencës së kontratës përfshi edhe xhama syzesh, lente apo korrektim të numrit, e madje për të shkuar më tej edhe deri tek këpucët orotpedike.
Në fund të kontratës thuhet se këto adresohen vetëm për 12 komisionerë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit./ tirananews.al