• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

700 euro nata/ Policia jep detaje nga arrestimi i ‘Zogut të Tiranës’, si funksiononte skema e pro.stitucionit

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
700 euro nata/ Policia jep detaje nga arrestimi i ‘Zogut të Tiranës’, si funksiononte skema e pro.stitucionit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i moderatorit Hermes Nikaj, ose sic njihet ndryshe ‘Zogu i Tiranës’, i cili ra në pranga me akuzën për shfrytëzim prostitucioni.

Ai dyshohet se fillimisht gjente vajza në klube nate dhe më pas i dërgonte te klientët për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt një pagese të caktuar e cila varionte nga 10-20 mijë lekë të rinj.



Nga ana tjetër një grua që kishte në zotërim një qendër estetike, rekrutonte vajza për prostitucion.

Deri më tani policia bën me dije se kanë rënë 4 persona në pranga, mes tyre dhe ‘Zogu i Tiranës’.

Ky grup ka ushtruar veprimtarinë e tij në Tiranë.

“Nga hetimet e deritanishme të kryera nga rezulton se shtetasi Hermes Nikaj, siguronte femra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion, duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë.

Ndërsa shtetasja A. B., nëpërmjet qendrës së saj estetike fillimisht punësonte femra si kursante ose si parukiere dhe më pas i rekrutonte ato për prostitucion duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 500 deri në 700 Euro nata“, – thotë policia.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

Finalizohet operacioni “YOUR TURN”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit për prostitucion.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në bashkëpunim dhe me Seksionin e Operacioneve Speciale në DVP Tiranë.

Vihen në pranga 4 shtetas, si dhe procedohen në gjendje të lirë dy shtetase.

Sekuestrohen shuma parash, automjete dhe aparate celularë.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe Seksionin e Operacioneve Speciale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një hetimi gati 1-vjeçar me metoda proaktive ka finalizuar me sukses operacionin “YOUR TURN”, duke goditur një aktivitet të paligjshëm në fushën e shfrytëzimit dhe ushtrimit të prostitucionit.

Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal, në ambientet e një hoteli në autostradën “Tiranë-Durrës“ janë arrestuar në flagrancë gjatë operacionit “Your Turn”, shtetasit:

– H. N., 28 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prostitucionit”.

– A. Gj., 47 vjeç, banues në Mamurras-Kurbin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.

Në kuadër të këtij operacioni më datë 09.11.2019, janë arrestuar në flagrancë edhe shtetasit:

– A. B., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”.

– A. N., 43 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Kanada, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.

Në kuadër të këtij operacioni ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë edhe për dy shtetase, 20 e 32 vjeçare banuese në Tiranë, të dyshuara për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.

Nga hetimet e deritanishme të kryera nga rezulton se shtetasi H. N., siguronte femra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion, duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë.

Ndërsa shtetasja A. B., nëpërmjet qendrës së saj estetike fillimisht punësonte femra si kursante ose si parukiere dhe më pas i rekrutonte ato për prostitucion duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 500 deri në 700 Euro nata.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se ka patur edhe shumë raste të tjera që shtetasit e lartpërmendur kanë dërguar femra në hotele dhe banesa të ndryshme në qytetin e Tiranës dhe qytete të tjera, ku po punohet për dokumentimin e tyre.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 2 fuoristrada të markës BMW, 10 aparate celular të markës I-Phone, Black Berry, Samsung dhe LG, dhe një sasi lekësh, euro dhe dollarë.

Materialet e para procedurale ju përcollën Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prostitucion’’ dhe ‘’Shfrytëzimi i prostitucionit’’.

 

 

 

Pas

Tragjike/ Motra i ngul thikën vëllait, i plagosuri me urgjencë në spital

Para

SKANDAL/ Zyrtarët e KPK të zhytur në luks, zbulohen shifrat: Nga vizitat në Vienë, dhëmbët e deri te këpucët ortopedike

Para
SKANDAL/ Zyrtarët e KPK të zhytur në luks, zbulohen shifrat: Nga vizitat në Vienë, dhëmbët e deri te këpucët ortopedike

SKANDAL/ Zyrtarët e KPK të zhytur në luks, zbulohen shifrat: Nga vizitat në Vienë, dhëmbët e deri te këpucët ortopedike

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

nga Fast News
12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar