Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në botën e futbollit shqiptar.
Pas ndeshjes mes Erzenit dhe Besëlidhjes, e vlefshme për Kategorinë e Parë në Grupin A, lojtarët i janë drejtuar dhomave të ndeshjes.
Mirëpo në kampin lezhian është regjistruar një incident, ku mësohet se mesfushorin serb të Besëlidhjes, Milan Gjorgjevic e ka zënë korrenti në momentin që ishte duke bërë dush.
Menjëherë është telefonuar ambulanca dhe futbollisti është transportuar për në spital.
Sipas informacioneve, gjendja e tij është stabilizuar dhe ndodhet në shtëpi.