Takimi i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të shtetit Ilir Meta në presidencë në kuadër të turit të konsultimeve për situatën që ndodhet vendi ka zgjatur 30 minuta.
Menjëherë pas takimit Berisha ka folur përpara gazetarëve duke iu përgjigjur interesit të këtyrë të fundit duke zbuluar detaje nga takimi dhe duke thënë se tani ka ardhur momenti kyç dhe vendimtar për secilin qytetar shqiptar.
Ndër të tjera Berisha ka shprehur mbështetjen e tij për mediat duke thënë se kanë një rol të jashtëzakonshëm dhe të rëndësishëm pasi kanë lakuar më shumë se çdo gjë tjerët në këto 4 vjet më shumë Reformën në Drejtësi se sa integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Në këtë takim me presidentin e Republikës u diskutua gjerësisht për krizën madhore që mafia e Edi Ramës në përpjekjet e shpërfytyruara për të kapur të gjithë sistemin e drejtësisë krijoi edhe në organin që me ligj është garant i Kushtetutës së vendit.
Tani është një moment kyc dhe vendimtar, për cdo qytetar shqiptar, por duhet të theksoj këtu se ju mediat keni një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm sepse me të drejtë ju keni lakuar më shumë se cdo gjë tjetër gjatë këtyre 4 viteve të paktën 20 herë më shumë reformën në drejtësi se sa integrimin në BE.
Është në detyrimin tuaj tu thoni të vërtetën shqiptarëve se si kjo reformë po sjell në mënyrë të neveritshme kapien e saj nga mafia e narkoshtetit shqiptar.
Kush ka dyshimin më të vogël i rikujtoj se KLP e sotme kryesohet nga një individ, kunati i radar ndrikullës që është aty në kundërshtim me kushtetutën se ajo kërkon që të jetë magjistrat dhe është aty vetëm për ti shërbyer si skllav Edi Ramës.
Kush dyshon në këtë që them i bëj vetëm, një pyetje shqiptarë dhe të huaj a mund të na thoni në 320 gjykatës cili gjykatës në historinë 30 vjecare të këtij vendi ka shkelur në mbledhjet partiake, të PS apo PD, ai është vetëm një, mafiozi Ardian Dvorani në mbledhjet e PS.
Ky gjykatës militant, është bllokuar reforma dy vite me radhë, integrimi se kush nuk voton një vend që s’ka gjykatë të lartë e GJK, kjo është baraz me zero shtet ligjior, ata që i vranë këtij vend e shkatërruan GJK e lanë vendin pa shtet ligjor dhe ky është Rama.
E mbajtën peng deri sa nxorën Dvoranin në krye.”, u shpreh Berisha ndër të tjera.