Janë nisur verifikimet nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) në Policinë e Shtetit për disa efektivë të cilët dyshohet se kanë dekonspiruar operacionin për arrestimin e ish-kryetarit të Bashkisë Vorë Agim Kajmaku.
Mësohet se kishte disa efektivë që kanë informuar Kajmakun për urdhër-arrestin që do të ekzekutohej ndaj tij, duke e ndihmuar kështu për arratinë.
Nga ana tjetër bëhet me dije gjithashtu se gjatë 10 ditëve të fundit, policia ka bërë kontrolle në banesën e Kajmakut dhe familjarëve, poor ende nuk dihet vendndodhja e tij.
Agim Kajmaku u shpall në kërkim nga policia më 8 nëntor dhe mbi të rëndojnë 3 akuza për vepra penale.
prokurorisë ish-numri 1 i Vorës akuzohet për ” “Shpërdorimi të detyrës”, “Falsifikim të vulave, stampave ose formularëve” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”.
Dyshohet se ai Kajmaku ndodhet jashtë Shqipërisë së bashku me bashkëshorten.