Lajmi se Rudina Dembacaj ka tashmë një histori të re dashurie me një biznesmen, ish-deputet është shndërruar në kryefjalën e mediave. Këto zëra u vërtetuan kur ajo promovoi një restorant të sajin ku ndër videot e publikuara online nga miqtë aktorja dëgjohet duke thënë në fjalën e saj përshëndetëse:” Falenderoi Markun që besoi tek mua, është i zgjuar që më besoi”.
“Qesh se më keni çmendur me këtë pyetje”, është mjaftuar në përgjigjen dhënë për Gazeta Shqiptare. Në këtë mënyrë, ajo ka zgjedhur mos të jap një konfirmim, apo një përgënjeshtrim për lajmin që qarkullon. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë ajo ndau me miqtë lajmin se procesin e divorcit e kishte nisur që në mars të këtij viti. E ftuar në emisionin “Wake Up”, për herë të parë u shpreh se ka qenë një periudhë e vështirë për të. Nga ana tjetër Mark Frroku prej më shumë sesa një viti është i ve.
Kujtojmë se bashkëshortja e Frrokut ndërroi jetë vitin e kaluar si pasojë e një sëmundje të rëndë.