Situata aktuale politike, ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese mësohet se presidenti Ilir Meta do të kërkojë një takim me krerët e partive politike opozitare që kanë braktisur Kuvendi.
Në njoftimin e bërë nga Presidenca, Meta pritet të takohet me Lulzim Bashën, Monika Kryemadhin dhe me krerët e partive më të vogla për situatën dramatike në vend. Po kështu nga Presidenca theksohet se do të ketë edhe edhe të tjera inisiativa, vendime dhe takime shumë të rëndësishme nga ana e Presidentit Ilir Meta.
“I pyetur nga gazetarët lidhur me një lajm që qarkullon në media për një sërë nismash dhe vendimesh shumë të rëndësishme që do të ndërmarrë në ditët në vijim Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, Këshilltari për Mediat dhe Zëdhënësi z.Tedi Blushi bën me dije se: Presidenti Meta do të kërkojë takim me të gjithë kryetarët e Partive Parlamentare që braktisën Kuvendin në shkurt 2019, për të diskutuar lidhur me situatën dramatike ku ndodhet vendi. Padyshim do të ketë edhe të tjera inisiativa, vendime dhe takime shumë të rëndësishme!”, thuhet në njoftimin e Presidencës.