Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka folur pak para ndeshjes me Andorrën. Në një prononcim për televizionin RTSH, ai është shprehur se tifozët në ndeshjen me Francën do të vijnë vetëm për lojtarët francezë, Mbappe dhe jo për kombëtaren.
Ai ka shpërthyer në këtë mënyre pasi stadiumi në Elbasan është thuajse bosh dhe në ndeshjen me Francën biletat janë shitur në kohë rekord.
“Tifozët kanë harruar që kemi një ndeshje më të rëndësishme sot me Andorrën dhe ndaj nuk ka shumë njerëz.Është një ndeshje si gjithë të tjerat, të gjithë ekipe luajnë mirë. E kemi pritur datën 17 dhe presim edhe këtë datë sepse çunat na kanë bërë të besojmë në rezultat pozitiv. Nuk më intereson asgjë tjetër. Në fakt do të bëja gjithçka që stadiumi të jetë plot dhe kam bërë gjithçka. Nuk e di çfarë mund të bëhej më shumë. Duhet mbështetur nëse nuk ka punë më të rëndësishme, por duket se sot kanë pasur. Nuk besoj se ndikon largësia. Komoditeti në Elbasan apo në Shkodër është fantastik, por fatkeqësisht tifozeria jonë, jo ultrasit, nuk vijnë për të parë ekipin, por kundërshtarin. Vijnë për të parë Mbapenë apo Ronaldon. Tifozët e vërtetë duhet të vijnë për të parë Kombëtaren sot”.