Histori e Alvin Berishës preku zemrat e mijëra shqiptarëve por jo vetëm. Teksa ndodhet në shtëpinë e tij në Itali pas kthimit nga Siria, psikologët janë munduar të marrin dëshminë e tij mbi ngjarjet në kamp.
“Mami vdiq nga bombardimet, unë e pashë, isha me të”, është shprehur vogëlushi 11-vjeçar.
Vetë ai mbeti i plagosur në këmbë nga bombardimi që i mori jetën mamas së tij. Sipas dëshmive të tij sulmi nuk kishte ndodhur në kampin Al-HawlAl-Hawl, por në një kamp tjetër. Ai gjithashtu kujton se ishte shumë vapë.