Sistemi arsimor në Shqipëri vazhdon të ketë probleme mjaft të dukshme. Pas protestës së studentëve, Ministria e Arsimit vendosi të bëjë disa ndryshime por për maturantet duket se këto ndryshime do të jenë më të mëdha.
Të gjithë maturantët që do t’i nënshtohen provimeve gjatë vitit 2020 do të përballen me rregulla më ashpra se vitet e tjera.
Këtë herë, duket se ministria e Arsimit ka vendosur të jetë shumë e strikte për maturantët të cilët do të kapen me celular duke kopjuar gjatë kryerjes së testimit.
Këta maturantë “kopjacë” kanë të drejtë ta japin provimin vetëm pas një viti, duke humbur kështu mundësinë për t’i ridhënë në vjeshtëGjithashtu nëse maturanti gjatë zhvillimit të provimit do të ndryshojë vendin që i është përcaktuar ose komunikon me nxënësit e tjerë do të përjashtohet nga provimit
Të gjitha këtë rregulla janë miratuar në rregulloren e re të Maturës Shtetërore 2020.