Ditën e sotme është shtyrë për herë të pestë gjyqi ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 anëtarëve të tjerë të pandehur në grupin e tij.
Në një moment, gjatë seancës njëri prej të pandehurve, Endrit Zela është përplasur me gjyqtaren Albana Boksi duke i thënë se ka kërkuar dorëheqjen e saj sepse ka konflikt interesi dhe nuk iu ka garantuar drejtësi.
“Ti nuk garanton drejtësi. Po imponohesh në këtë proces. Kam kërkuar dorëheqjen tënde, do të gjykosh me çdo kusht këtë dosje.”-mësohet të jetë shprehur Zela.
Ndër të tjera Endrit Zela ka thënë se nuk pranon avokat të caktuar por avokatin e zgjedhur prej tij Bledar Shanjën, i cili nuk është paraqitur në seancë për shkak të konfliktit të interesit që ka me gjyqtaren Boksi.
Gjithashtu avokatja e caktuar kryesisht në këtë seancë Eralda Brahimasi u shpreh se nuk merr përsipër mbrojtjen e të pandehurit pasi është gjobitur me herët nga kjo gjykatë edhe pse kishte dorëzuar raport shëndetësor.
Trupa gjykuese e kryesuar nga Albana Boksi vendosi që kërkesa e avokates është jo ligjore dhe aspak profesionale dhe për këtë arsye do ta referoje si rast në dhomën e komberare te avokatisë Tiranë për sjellje joprofesionale.