“Me këmbëngulje e kokëfortësi” kryeministri Edi Rama është i bindur se po bën gjënë e duhur me nismën e shengenit ballkanik.
“E bëj për Shqipërinë dhe Kosovën” nënvizoi kryeministri Rama në konferencën për gazetarët shqiptarë menjëherë pas konferencës së përbashkët me kryeministrat Vuçiç e Zaev në Ohër.
Edi Rama: Unë nuk e bëj këtë as për Serbinë, as Malin e Zi, as Bosnje Hercegovinën, as Maqedoninë. E bëj këtë për Shqipërinë dhe Kosovën në radhë të parë. Unë mendoj dhe punoj për interesat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Kur them dhe për Kosovën mendoj që nëse heqim kufirin, e kuptoni po ju flas copë. Heqim kufirin dhe realizojmë lëvizjen e lirë të plotë gjë që nuk do të mund ta bënim kurrë vetëm, Kosova e Shqipëria.
Kanë tentuar shumë herë ta bëjnë dhe nuk e bën dot sepse nuk të lë njeri ta bësh. Të bllokojnë menjëherë nga të katër anët. Nuk jemi Amerika, as Kina, as Amerika me Kinën. Jemi dy shtete shqiptare të vegjël, shumë të vegjël dhe duhet të bëjmë gjërat me vizion, mencuri, përplasje aty ku duhet përplasje dhe dialog aty ku duhet dialogu.
Pyetje: Pse nuk zgjodhët Kosovën, ta zgjidhnit më pas Serbinë?
Edi Rama: Si tua shpjegoj juve atë që është si drita e diellit: Pa Serbinë në këtë proces nuk mund të hiqen kufijtë. E kuptoni. Është dhe Bosnja kundër por është një tjetër aktor me më pak relevancë në këtë situatë. Pa Serbinë si mund të hiqen kufijtë?!
Heqim kujfitë me Kosovën dhe Kosova nuk ka asnjë arsye të mendojë asgjë tjetër vetëm të marrë pjesë në këtë proces. Ne duhet të shohim interesin tonë fitojmë apo humbasim në këtë proces. Fitojmë duke qenë të izoluar në barrikadë apo duke pasur qasje normale në një proces bashkëjetese në paqe.
Në momentin kur është rënë dakord që të ketë lëvizjes të lirë të njerëzve faktikisht është rënë dakord që shtetet mes tyre ta sigurojnë këtë gjë. Kryetari i këshillit presidencial i Bosnjes tha ne nuk duam ta heqim kufirin me Serbinë, por ne nuk do të presim ata.
Heqim kufirin Shqipëri-Kosovë
Rama përsëriti disa herë se nisma është e rëndësishme për heqjen e kufirit mes Shqipëriëe e Kosovës.
Edi Rama: “Unë dua ta heq kufirin me Kosovën, vetëm nëse Kosova nuk do të heqë kufirin me Shqipërinë, që nuk besoj se është dicka e vërtetë kjo nuk do të ndodhë. Por e rëndësishme është që nëse e bëjmë këtë nuk do të ndodhë sic ndodhte deri përpara kësaj nisme, që BE të vinte ulërimën Shqipëria e madhe, Shqipëria e madhe. Nuk do të ndodhë që do të dalin në Beograd të thonë Shqipëria e madhe. Jo është pjesë e procesit. Nuk është e thënë që të mblidhen të gjithë e të bien dakord për të gjithë. Jo. Ne kemi rënë dakord për këtë gjë. Do ta bëjmë në mënyrë bilateralë mes shteteve.
Me Malin e Zi kemi nisur diksutimin, unë ia kam kërkuar Maqedonisë së veriut këtë .. Frika ishte që hap kufirin Shqipërisë me Kosovën, prandaj askushnuk donte ti hynte kësaj historie. Tani jemi në kushtet kur kemi këtë dakordësi. Ky është hap historic por hapat historik i bëjnë ata që shikojnë larg dhe i kundërshtojnë ata që shohin drurin, kur në fakt duhet të shohin pyllin.”
Ne krah SHBA e Gjermania
Rama nenvizon se SHBA e Gjermania e mbështesin fuqimisht këtë nismë.
“SHBA e Gjermania e mbështesin fuqimisht këtë proces, sepse nuk është një proces që devijon nga rruga që është shkelur dhe cuar para nga 6 vendet në procesin e Berlinit. Eshte i njëjti proces po ka një vendimmarrje për ta çuar përpara. Kjo është shprehje e vullnetit politik.”
Frika e Serbisë për Shqipërinë e Madhe
Rama kujton se Serbia ka refuzuar fillimisht pikerisht per friken e Shqiperise se madhe, ndersa tani eshte Serbia qe ka leshuar ne kete drejtim.
“Shengeni ballkanik është një ide e cila është refuzuar në mënyrë konstante nga dy faktorë, BE dhe Serbia. Serbia e ka refuzuar në mënyrë konstante sepse e ka parë si një kërcënim të shqiptarëve për arsye të kufirit. Sot kur Serbia lëshon në këtë drejtim. Natyrisht lëshon sepse sheh me interes që të përfitojë nga aspekte të tjera të nismës ne kundërvihemi? Përse?
Sa herë është folur dhe janë bërë deklarata do hapim kufirin nga të gjithë. Është hapur kufiri? Jo, sepse sa është folur për këtë gjë kanë ardhur në zyrat tona përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar duke thënë që kjo është Shqipëria e madhe, ka vënë kujën qeveria në Beograd.
Sot që me ngulm të madh nga ana ime është krijuar kjo mundësi. Kush është ngulmi? Sepse propozimi për ta cuar përpara këtë proces ka qenë i hershëm dhe unë i kam thënë presidentit të Serbisë nëse nuk përfshihet lëvizja e lirë e njerëzve ne nuk mund të përfshihemi. Pra duhet të bësh këtë ekstramilje që ne të implementojmë pjesën tjetër. Ku është problemi?”
Kryeministri Edi Rama ishte në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, kryetarin e Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Denis Zvizdiq dhe ministren e Ekonomisë të Malit të Zi, Dragica Sekuliq, në Ohër.