Mediat italiane e cilësojnë një operacion të paprecedentë shpëtimin nga kapi sirian të 11-vjeçarit shqiptar Alvin Berisha.
La Reppublica shkruan se operacioni u quajt i tillë pasi një fëmijë nuk ishte liruar kurrë nga një kamp refugjatësh sirianë nga fillimi i luftës.
“Vogëlushi Alvin Berisha, 11 vjeç, më në fund mund të kthehet në Itali dhe të largohet nga kampi i refugjatëve Al Hol në Siri, ku u detyrua të jetonte prej muajsh”, shton media italiane.
“Unë nuk do të të lë kurrë, do të jem gjithmonë me ty”, i kishte thënë babai i tij Afrimi disa javë më parë, kur ai kishte arritur ta përqafonte përsëri falë ndërmjetësimit të Luigi Pelazza të emisionit investigativ italian Le Iene, i detyruar menjëherë pas këtij përqafimi të largohej nga kampi, sepse ai nuk kishte autorizimin që duhej nga qeveria shqiptare.
“Gëzim dhe pritje për të voglin Alvin Berishën, 11-vjeçari shqiptar – lindur në Itali, banues në Barzago, në provincën Lecco që u rrëmbye në Itali 5 vjet më parë nga nëna e tij e cila iu bashkua ISIS dhe mbeti jetim pasi e ëma vdiq në kampin e refugjatëve, që është ndër kampet me më shumë njerëz dhe me më shumë rrezik në Siri.
Djali u lirua nga kamp Al Hol para disa orësh, falë korridorit humanitar nga Kryqi i Kuq me Gjysmëhënën e Kuqe (homologët arab) dhe një operacioni bashkëpunimi ndërkombëtar i drejtuar nga policia dhe me pjesëmarrjen e autoriteteve shqiptare, shkruajnë mediat italiane.
Tashmë Alvini është gati duke dalë nga kufiri mes Sirisë dhe Libanit, ku pritet të fluturojë me avionin që do ta dërgojë për në Romë.
Së bashku me vogëlushin është dhe një ekip i Le Iene dhe babai, Afrim Berisha i cili mezi po pret të ndjejë përqafimin e të birit pas kaq kohësh.