I arrestuari i vetëm për atentatin ndaj prokurorit Arian Ndoja, Redian Rraja ka folur ditën e sotme përpara hetuesve.
Ai ka mohuar kategorikisht se ka lidhje me ngjarjen dhe pretendon se këtë krim e ka mësuar nëpërmjet mediave.
“Nuk ka lidhje me ngjarjen ku mbeti i plagosur prokurori. Nuk i njoh personat e përfshirë, ngjarjen e mësova nga mediat. Ditën kur ka ndodhur ngjarja kam qenë duke përshkruar itinerarin që bëj gjithmonë në Tiranë-Durrës-Fushë Krujë.”, ka deklaruar Rraja në polici.
Por pavarësisht insistimeve të tij se nuk ka qenë i përfshirë dhe nuk i njeh personat, prokuroria ka kërkuar “Arrest me burg” për Redian Rrajën.
Mbi të rëndojnë akuzat për “vrasje e funksionarëve publikë”, “armëmbajtje pa leje” si dhe “vrasje e mbetur në tentativë”.