Pas debateve të shumta nëpër programet televizive si edhe në rrjetet sociale, deputeti Kujtim Gjuzi i ka kërkuar falje publike biznesmenit homoseksual Elton Iliriani.
Ky veprim erdhi edhe pas komentit që bëri Gjuzi në rrjetet sociale ku shkruante për Ilirjanin : “Ishalla e varin kuksianët”.
I ftuar në emisionin “Thumb ON” në RTV Ora deputeti u shpreh se kjo ishte hera e parë që kërkonte falje publike.
Gjuzi ndër të tjera tha se ai ka frikë nga burgu, gjykata dhe gratë.
“ Ai nuk është për të qenë. Ti i thotë dhe komisionerit nga diskriminimi që ‘O do të kërkojë falje Gjuzi, o s’ka’. Ishte rasti i parë në jetën time që kërkoj falje. Unë i kërkova se tha komisioneri, ose fale ose të çoj në burg. Unë burgun, gjykatën dhe gratë i kam më frikë nga të gjitha.”, deklaroi Gjuzi.