Natën e djeshme banesa e biznesmenit të hidro-karbureve në Sarandë Shpëtim Ahmeti ka rënë pre e grabitjes.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2 të qytetit bregdetar, ku grabitësit kanë vjedhur një sasi bizhuterish vlera e së cilave ende nuk dihet.
Në momentin e ngjarjes raportohet se nuk kishte asnjë person në banesë.
Policia po verifikon zonën për të sekuestruar kamerat e sigurisë që do të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.
Biznesmeni Shpëtim Ahmeti është dhe këshilltar në Bashkinë Sarandë.
Por kjo nuk është hera e parë që biznesmeni bie pre e grabitjes pasi 2 vjet më parë iu vodh dhe një nga karburantet e tij, ku u kërcënuan punojnësit me armë dhe thikë.
Si ndodhi ngjarja?
Më 28 dhjetor të 2017 autorët me maska dhe armë kërcënuan rojet e dy karburanteve dhe sipas dëshmisë së këtyre të fundit, grabitësit morën rreth 16 mijë lekë reja dhe një celular tek njëri prej karburanteve, ndërsa në karburantin tjetër nuk arritën të merrnin asgjë, pasi parat e turnit ishin tërhequr nga menaxheri i pikës.