Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja vazhdon akoma të jetë të qendër të vemendjes së grupit hetimor për zbardhjen e tij.
Ndonëse janë shoqëruar disa persona, akoma nuk është gjetur motivi i vërtetë i ngjarjes edhe pse mendohet të jetë detyra e prokurorit Ndoja.Policia nuk e përjashton mundësinë që atentatorët të kenë synuar eliminimin edhe të Landi Muharremit, i cili ndodhej në sediljen e pasme të makinës së prokurorit Ndoja.
Burimet thanë se hetimet janë fokusuar dhe në pista të tjera, si konfliktet për shkak të pronësisë, që lidhet me sipërfaqe të mëdha tokash te Gjiri i Lalzit, apo edhe hakmarrja ndaj përplasjeve të mëparshme që ka pasur “Rrumi”, i njohur si “i forti” i Shijakut. Mësohet se këto janë tri pistat kryesore ku është fokusuar hetimi. Burimet thanë se nisur nga fakti se i plagosur mbeti edhe Muharremi, që së fundmi njihet si Aleksandër Laho, nuk përjashtohet mundësia që objektiv i ngjarjes të ketë qenë edhe ai. ”
I FORTI” I SHIJAKUT
Aleksandër Laho, alias Pëllumb Muharremi apo Landi Muharremi, nuk është i panjohur për Policinë e Durrësit, por edhe atë të Tiranës. Emri i tij, rezulton të jetë i skeduar disa herë për ngjarje të rënda kriminale, ndonëse zyrtarisht në Shqipëri rezulton person pa precedentë penalë. I njohur në Durrës me pseudonimin “Rrumi”, Muharremi rezulton të jetë vëllai i drejtorit të Postës në Durrës, Albert Muharremi.
I plagosuri në atentatin e së premtes ka qenë objekt ankesash nga qytetarët për zaptim të pronave, madje edhe është denoncuar në disa procese gjyqësore që kanë lidhje me pronat, kryesisht ato në zonën e Ishmit. Ai është gjithashtu i dyshuar si një ndër dhunuesit e biznesmenit amerikano-libanez Fadi Mitri, edhe pse nuk ka pasur asnjëherë akuzë zyrtare ndaj tij për këtë çështje.
Policia e Durrësit e ka hetuar për një kohë të gjatë, edhe për dy ngjarja të ndodhura në këtë qytet pak kohë më parë. Bëhet fjalë për vjedhjen e Postës së Prokurorisë në Durrës e pak ditë më vonë edhe Prokurorinë, ku u grabit dosja e skandalit të pronave në Gjirin e Lalëzit, ku përfituesi kryesor ishte pikërisht Alekasandër Laho, i njohur me pseudonim “Rrumi”.